Më 13 qershor 1920 u vra në Paris, Esat Pashë Toptani

Më 13 qershor 1920 u vra në Paris, Esat Pashë Toptani

15:56, 13/06/2023
A+ Aa A-

Më 13 qershor 1920, u vra në Paris Esat Pashë Toptani.

Ish-kryeministri i mërguar Toptani, në vitet 1918-1920 po përpiqej të ndërhynte pranë Konferencës së Paqes për t’u njohur si përfaqësues i Shqipërisë, përkundër vullnetit të forcave politike në Shqipëri.

Siç deklaroi atentatori në gjyqin kundër tij në Paris, Avni Rustemi, vrasjen e kreu për motive kombëtare, pasi e konsideronte Toptanin, tradhëtar të Shqipërisë.

Rustemi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Francës dhe u kthye në Shqipëri pas 6 muajsh në paraburgim.

Ai vetë vdiq në një atentat në vitin 1924 në Tiranë, pranë vendit ku sot ndodhet sheshi që mban emrin e tij.

Në dokument, një shkrim i Jacques Bart i gushtit 1921, ku Esad Pasha përshkruhet si "një i vdekur i harruar", që nuk gëzonte ende një banesë të fundit.
 

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco