Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

VIDEO-SYRI TV/ Rikthehet pas 10 vitesh 'Rituali i Jetës', Sukniqi: Muzikali është pasaportë shqiptare

16:29, 12/06/2023
A+ Aa A-

Muzikali ‘Rituali i jetës’ rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit pas 10 vitesh. Vepra që vjen e konceptuar ndryshe, ka në qendër motivet muzikore folklorike e ndërthurjen e tyre me elementë të rinj bashkëkohor, me synim ruajtjen e traditës.

Nga SYRI TV

U desh më shumë se një dekadë për të rikthyer muzikalin ‘Rituali i jetës’, që do të ngjitet nën skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit me një konceptim të ri nën koreografinë e Arian Sukniqit. Zona e Shkodrës bëhet vendndodhja kryesore nga ku motivet muzikore folklorike shkrihen mrekullisht me bashkëkohësinë për të rrëfyer artistikisht për traditën, doket e zakonet.

E veçanta e kësaj vepre është edhe bashkëpunimi mes Asamblit Popullor dhe Trupës së Baletit, si një kapërcim i gjithë etapave të jetës.

Muzikali ‘Rituali i jetës’ do të shfaqjet në Opera ditën e martë në orën 20.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco