VIDEO-SYRI TV/ Përfundon festivali i aktimit ‘Apollon’ në Fier, 4 çmime për aktorët më të mirë

15:17, 30/04/2023
A+ Aa A-

Festivali mbarëkombëtar i aktrimit ‘Apollon’ ka përmbyllur rrugëtimin pesë ditor. Juria vlerësoi si aktoren joprotaginiste më të mirë Mimoza Marjanaku dhe Indrit Çobanin, ndërsa  si aktorët protagoniste më të mirë u zgjodhën Olta Daku dhe Mentor Zyberaj. Pas përfundimit të organizmit aktori Ndriçim Xhepa kërkoi vëmendje nga qeveria dhe fonde për artin e kulturën.

Nga SYRI TV

Në ‘Teatrin e Bylisit’ është përmbyllur rrugëtimi pesë ditor i festivalit mbarëkombëtar të aktrimit ‘Apollon’ 2023. Pjesëmarrës ishin trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova, e Kroacia, vepra të autorëve shqiptare e të huaj, në gjininë e komedisë dhe monodramës, me tematika që i flasin realitetit sot.

Juria e festivalit e përfaqësuar nga aktorët Ndriçim Xhepa, Enver Petrovci dhe Luli Bitri vlerësuan si aktoren joprotaginiste më të mirë Mimoza Marjanaku dhe Indrit Çobanin, ndërsa  si aktorët protagoniste më të mirë u zgjodhën Olta Daku dhe Mentor Zyberaj.

Bashkëpunimet teatrore janë të rëndësishme, u shpreh aktori Ndriçim Xhepa, ndërsa kërkoi më shumë vëmendje  nga qeveria për artin e kulturën.

Festivali risolli kaste të njohura aktoresh të 9 trupave teatrore, të cilat dhuruan për publikun emocione të veçanta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco