VIDEO-SYRI TV/ 'Gadjo' shfaqja kundër racizmit e dhunës, Reshitaj: Lajmet e gabuara sjellin katrahurë

15:15, 30/04/2023
A+ Aa A-

Shfaqja ‘Gadjo’ me mesazhe të forta kundër racizmit dhe dhunës u ngjit në skenën e Teatrit Eksperimental. Sipas aktores Edona Reshitaj teatri është zëri që ngrihet për shoqërinë, ndërsa aktori Rafael Hoxhaj u shpreh se ajo që preket në dramë është racizmi me anë të të rinjve, pasi ata  janë  kthyer sot, si farat që po mbijnë lule të këqija.

Nga SYRI TV

Një lajm i rremë i ‘një burri me pamje gruaje, që vidhte fëmijë në Kosovë’ përgjatë vitit 2019 ngacmoi dramaturgun Jeton Neziraj, për të shkruar veprën ‘Gadjo’.

Shfaqja që u ngjit në skenën e Eksperimentalit nën konceptimin regjisorial të Blerta Nezirajt, në bashkëpunim me aktorët e këtij teatri dhe aktorët e Qendrës Multimedia, nxit e konfronton shoqërinë shqiptare mbi romët, mbi çorganizimin e shtetit e të shoqërisë,  ku racizmi, përbuzja dhe dhuna mbeten të ngulura në vetëdije e të pandreqshme ndër shekuj.

‘Gadjo’ është drama për të rinjtë që po përqafojnë sidomos viteve të fundit, dhunën e mosdurimin, lajmet e rreme për numër klikimesh, ndaj sipas aktorëve Edona Reshitaj duhet të luftojmë steriotipet e të paraqesim realitetin qartë si drita, ndërsa aktori Rafel Hoxhaj tha se mbyllja e gjatë në komunizëm përkon me atë që njerëzit janë sot.

Të duam e të pranojmë tjetrin është një prej mesazheve qendrore të dramës. Aktorët do të vijojnë të përcjellin dhjetëra të tilla në Teatrin Eksperimental.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco