SYRI TV/ Legjendat e figurat mitologjike në një ekspozitë, Mira Kuçuku: Unë e shoh qeramikën si grua

SYRI TV/ Legjendat e figurat mitologjike në një ekspozitë, Mira Kuçuku: Unë e shoh qeramikën si grua

13:33, 28/04/2023
A+ Aa A-

Artistja Mira Kuçuku ka çelur ekspozitën e parë personale, si premtim i mbajtur për mbesën. Kuçuku tregon me pasion punën e jetën dedikuar veprave në qeramikë.

Nga SYRI TV

Qeramika e Mira Kuçukut i shndërron ambientet e Galerisë së Artit Tiranë, në një hapësirë ku mitologjia, legjendat e poezia marrin formë e shpirt, kurse figurë qendrore mbetet gruaja me gjithë shumëngjyrësinë e saj. Një jetë dedikuar artit të qeramikës, artistja tregon me pasion si rrjedh natyrshëm procesi i punës deri në finalizimin e objektit, që i përngjan gjithherë gruas.

E para ekspozitë personale e hapur në Shqipëri, ku artistja mbajti premtimin për mbesën. Dëshira për të zhbiruar në botën e qeramikës e kapërcen hera-herës portretin. Kuçuku përdor teknikat japoneze, forca krijuese dhe origjinaliteti në dykohësi i japin përmasa të mëdha veprave të saj.

Gazetare: E. Xhemali

Operator: A. Muka

Montazhi: O. Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco