SYRI TV/ Komedia 'Vrasje në Paris' te ‘Petro Marko’, Vasili: Krijuam teatër brenda teatrit

14:38, 22/04/2023
A+ Aa A-

Komedia “Vrasje në Paris” është ngjitur në teatrin “Petro Marko” në Vlorë. Realizimi ndodh për herë të parë në Shqipëri dhe përgjatë shfaqjes publiku shijon nota të parodisë, satirës dhe vodvil.

Nga SYRI TV

Në teatrin “Petro Marko” në Vlorë është ngjitur në skenë komedia muzikore "Vrasje në Paris". Nën regjinë e Laert Vasilit, publiku vlonjat ka mundur të ndjekë për rreth një orë e gjysmë një realizim që ndodh për herë të parë në Shqipëri  ku rrjedhin njëtrajtësisht parodia, satira dhe vaudeville-t (Vodvil), nën interpretimin e  aktorëve Afrim Agalliu, Artan Islami, Margent Caushi dhe Eva Pango

Për regjisorin Laert Vasili që është edhe protagonist në shfaqje, emocioni para publikut vlonjat mbetet përherë i veçantë, ndërsa përzgjedhja e qytetit qe fare e lehtë ngaqë Vlora ka lidhje të fortë me parodinë.

Aktori Margent Caushi tregon për shfaqjen sfiduese, ndërsa thotë se e ka shijuar mikpritjen e publikut.

Komedia “Vrasje në Paris” do të vijojë të ngjitet në teatrin “Petri Marko” përgjatë kësaj fundjave dhe si dhe fundjavën e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco