Më 20 prill 2020 u nda nga jeta Rikard Ljarja

Më 20 prill 2020 u nda nga jeta Rikard Ljarja

08:03, 20/04/2023
A+ Aa A-

Më 20 prill 2020 u nda nga jeta Rikard Ljarja.

Aktori i teatrit dhe i kinematografisë shqiptare, lindi më 1 prill 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën dhe në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “Aleksandër Moisiu” në Tiranë.

Pas diplomimit, punoi për 8 vjet me radhë si aktor i teatrit “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej vitit 1996 deri në 2002-shin, kur doli në pension, shërbeu si drejtor artistik në Televizionin Publik Shqiptar.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco