VIDEO-SYRI TV/ ‘Todo Bojdani’ dokumente, kujtime dhe përjetime, Bojdani: Libri zbulon të vërtetat e pathëna

17:34, 19/04/2023
A+ Aa A-

Todo Bojdani vjen përmes një monografie që përmban dokumente, kujtime e përjetime. Figura emblematike e veprimtarit vjen me të vërtetat e pathëna, ndërsa njëri prej autorëve zbulon gabimin e Kadaresë kur shkroi skenarin e filmit ‘Radiostancioni’ frymëzuar nga Todo Bojdani.

Nga SYRI TV

Figura emblematike e Todo Bojdanit vjen përmes monografisë ‘Dokumente, kujtime e përjetime’ shkruar nga Albert Zholi e Sulejman Basha për veprimtarin që rrëmbeu gjermanëve në shtator të 1943 Radio-Korçën, si dhe për djaloshin që mori në dorëzim Radio-Tiranën në vitin e largët 1944.

Mbi këtë personazh shkrimtari Ismail Kadare u frymëzua për të shkruar skenarin e filmit ‘Radiostacioni’, për të cilin njëri prej autorëve Albert Zholi thotë se Kadare ka shtrembëruar të vërtetën dhe i ka dhënë asaj nota letrare.

Botimi sipas të birit të Todo Bojdanit, Jovanit tregon të vërtetat, referuar fakteve historike.

Sipas autorëve libri është një ndihmë për njohjen e brezave të rinj me figura të tilla dhe për t’i paraqitur opinionit publik ato që ndodhën në Radio-Tiranna gjatë betejës për kryeqytetin deri në ditët e para të çlirimit të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco