SYRI TV/ ‘Tirana my rhythm’, shfaqja e baletit kontemporan, korografi Giulio De Leo: Shpëtoni kulturën tuaj

22:04, 16/04/2023
A+ Aa A-

Tirana e humbur mes kullave shumëkatëshe, ndryshimi rrënjësor i kryeqytetit përgjatë dekadës së fundit, frymëzoi koreografin italian Giuloi De Leo për të shpirtëzuar gjuhën e kërcimit, fotografisë dhe videografisë e për të prezantuar përmes baletit kontemporan elementë të vallëzimit popullor shqiptar.

Në takimin me kërcimtarët, ne patëm një moment të gjatë kërkimi sa i përket trashëgimisë. E kam fjalën për kërkimet që lidhen me koreografinë. Ishte shumë interesante për mua të zbuloja elementët të kulturës suaj tradicionale. Ajo që më pëlqen më shumë është rituali i hapave. Ishte njësoj sikur të takohesh me dikë, që s’e ke takuar prej kohësh dhe pata mundësi që ta zhvilloja edhe në një formë tjetër, duke përshirë edhe artin italian. Jam i bindur se vutë re se shfaqja e baletit kontemporan qëndron në emocionet që përcillen, në sistemin e shenjave dhe momentet e lirisë.

I pyetur nga Syri Tv për rëndësinë e traditës, në kohën kur ndryshimet e vrullshme po i përgjysmojnë frymëmarrjen kryeqytetit, koreografi përgjigjet:

Padyshim që,  mund të themi se tradita është identiteti i një kombi. Në veçanti, në këto kohë kur vendi juaj po ndryshon  me shumë shpejtësi është e rëndësishme të shpëtohet ajo që gjendet brenda jush dhe atë që është shumë e rëndësishme për kulturën tuaj. Patjetër që duhen ndjekur modelet europiane, kjo është nga njëra anë gjë e mirë, por nga ana tjetër mund të jetë e rrezikshme. Në këtë rast rreziku qëndron në humbjen e diçkaje, që është karakteristike për vendin, gjuhën dhe kërcimin tuaj.

Balerinët Semela Skënderasi, Mariel Brahimllari dhe Valentina Myteveli fill pas shfaqjes folën për periudhën përgatitore, që kulmoi me premierën në skenën e Teatrit Eksperimental. 

Shndërrimet e viteve të fundit në Tiranë nuk i kanë shpëtuar as syve të balerinëve, që ndjejnë keqardhje për transformimet e ndërtimet pa kriter. 

"Tirana my rhythm" ju fton në një arratisje drejt folklorit. Shfaqja do të vijojë të ngjitet në Teatrin Eksperimental. / Gaz: E. Xhemali, Op: S. Goga, Mont: O.DEMO/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco