15 Prilli, Dita Botërore e Artit! Historia dhe rëndësia e saj

15 Prilli, Dita Botërore e Artit! Historia dhe rëndësia e saj

14:53, 15/04/2023
A+ Aa A-

Dita Botërore e Artit festohet çdo vit më 15 prill. Në mbarë botën, njerëzit kanë përkufizimet e tyre për atë që ata e konsiderojnë si art.

Kultura të ndryshme kanë shije dhe stile të ndryshme. Kjo festë përdoret si një mundësi për të nxitur zhvillimin e artit.

Kjo ditë u vendos nga Shoqata Ndërkombëtare e Artit, partner i UNESCO-s, me qëllim që kudo të zhvillohen aktivitete krijuese.

Nisma për vendosjen e një dite kushtuar artit botëror, nisi në prill të vitit 2012. Në SHBA, Dita Botërore e Artit u mbajt zyrtarisht për herë të parë në qytetin e Los Angeles-it në 2015-n.

Dita Botërore e Artit festohet më 15 prill, ditë e cila shënon edhe ditëlindjen e Leonardo da Vinçit. Da Vinci është konsideruar një simbol i paqes në botë, lirisë së shprehjes, tolerancës dhe vëllazërisë.

Leonardo da Vinci është gjithashtu një dëshmi e ndikimit të Arteve të Bukura në fusha të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco