‘Lufta dhe paqja’ në një lagje të Tiranës/ Alba Kepi na ‘servir’ një copëz të realitetit të hidhur kryeqytetas

‘Lufta dhe paqja’ në një lagje të Tiranës/ Alba Kepi na ‘servir’ një copëz të realitetit të hidhur kryeqytetas

14:27, 14/04/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Alba Kepi ka ndarë në profilin e saj zyrtar të ‘Facebook-ut’ një foto nga një copëz e kryeqytetit i cili pasqyron mjaft mire realitetin shqiptar.

Në foto, duket një burrë cili përpiqet t’i mbijetojë varfërisë totale që ka kapluar në vend, teksa përmes një ‘tezge’ fare të vogël ka arritur të krijojë një botë të madhe, atë të librit.

Me qesen me bukë me vete, siç edhe Kepi e ka treguar mirë në statusin e saj zotëria dukej aq i paqtë sa na bën dhe ne pjesë të botës së tij.

Shkrimi i gazetarës:

Mirëmengjesi nga kjo lagje e vjetêr e Tiranës.

Ky djalê e nisi ditën duke lexuar "Lufta dhe Paqja" të Tolstoj.

Lufta e tij e përditshme është të mibijetojë ndershmërisht në këtë varfëri e papunësi ku qeverisja vendore e qëndrore e ka lënë bashkë me mijëra të rinj të tjerë.

Nën tezgë ka ujin e blerë me bidona 5 kg se i kushton më pak e zgjat mbi dy ditë. Në një qese nëna i ka fut bukën me vete për tërë ditën deri sa te errësohet e të kthehet në shtëpi.

Është kaq i paqtë kur i marr leje t'i bëj një foto e drejton nga unë titullin e librit.

Sublim i vërtetë!

Paqja e tij janë librat, leximi.

Pak metra më tutje qeveria vendore e qëndrore montojnë video fushate gota birrash e festë, me figurantë të paguar.

Demagogjia e mashtrimi lajmotivi i kësaj dekade e mishëruese perfekte e këtij skenari gënjeshtër që nis në Rinas, ndërsa shqiptarët e vërtetë e fëmijët e tyre paguajnë gomonet drejt Europës e Britanisë.

I riu lexon i qetë më përshëndet me duar e qesh me sy.

Ndoshta ndodhet ne faqen ku Levi i madh shkruan "Historia, pra jeta e pavetëdijshme, e përbashkët, e tufës së njerëzimit, përdoret në jetën e mbretërve në çdo çast si një instrument që synon të arrijë qëllimet e tij."

Klea Sula/ syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco