‘Selia e PD-së përtej politikës’ çel nëser dyert e ekspozitës së fotografisë nga Felix Bilani

‘Selia e PD-së përtej politikës’ çel nëser dyert e ekspozitës së fotografisë nga Felix Bilani

18:20, 13/04/2023
A+ Aa A-

Vazhdon edhe këtë të premte projekti "Selia e PD-së përtej politikës".

Këtë herë fotografi i njohur Felix Bilani, sjell një ekspozitë fotografie të quajtur “Pasuria e vendit tënd”, me çaste të memorizuara nga pasuritë natyrore të Shqipërisë.

Ekspozita do të çelë dyert e saj nesër datë 14 Prill, ora 18:30.

Departamenti Brain Gain dhe Ekselenca Partia Demokratike njofton:

Të nderuar miq, ju kujtojmë se projekti "Selia e PD-së përtej politikës" vazhdon këtë të premte, 14 Prill me një ekspozitë fotografie nga Felix Bilani, në ora 18:30 dhe me prezantimin e një libri nga Orjon Rroji, në ora 19:00.

Kjo veprimtari është parë si një bashkëbisedim midis natyrës dhe shkencës. Midis dy artistëve të ndryshëm, të cilët nëpërmjet angazhimit të tyre, pasurojnë vendin dhe zmadhojnë më tej selinë e Partisë Demokratike.

Ju mirepresim të gjithëve! 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco