SYRI TV/ Baleti 'Giselle' në Opera pas 4 vjetësh, motër e vëlla në kryeveprën e baletit klasik

14:18, 12/04/2023
A+ Aa A-

“Giselle” (Zhizel) rikthehet pas katër vitesh në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Balerinët Adela dhe Anxhelo Muçollari rrëfejnë për SYRI TV se si e risjellin kryeveprën e baletit klasik me elementë të rinj koreografik.

Nga SYRI TV

Shfaqja e baletit “Giselle” rikthehet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit nën koreografinë e Giuseppe Picone-s. Historia ka në qendër një vajzë 15-vjeçare, që dashurohet marrëzisht me djaloshin Albert. Ai me ëmbëlsi e shtyn Giselle të besojë në zotimin e tij e në dashurinë e përjetshme.

Në rolet kryesore të pjesës, Adela dhe Anxhelo Muçollari, vëlla e motër risjellin me elementë të rinj koreografikë, një nga shfaqjet më të rëndësishme të baletit klasik.

Shfaqja do të ngjitet në skenën e Operas më datë 12 dhe 13 prill.

Gazetare: E. Xhemali

Operator: A. Muka

Montazhier: L. Islmai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco