‘Vëllavrasja’ fatale, kush ishte Kapedani shqiptar që vrau heroin e revolucionit grek Marko Boçarin ?

‘Vëllavrasja’ fatale, kush ishte Kapedani shqiptar që vrau heroin e revolucionit grek Marko Boçarin ?

14:06, 10/04/2023
A+ Aa A-

Nga Paulin Zefi, historian/

“LLESHI I ZI-Gjomarkaj (17?!-1837)” në optiken e Klerikut Katolik, Historianit, Shkrimtarit, Novelistit të parë Shqiptar dhe Atdhetarit; Dom. Ndoc Nikaj (1864-1951)”…

*Materiali studimor është shkëputur nga Kryevepra monumentale e Dom. Ndoc Nikaj “Historia e Shcypniis e botuar ne Bruksel ne vitin-1902”.

*Kapedani i Mirdites, Llesh Lleshi ose i fuqishmi LLESHI I ZI-Gjomarkaj”; …

1)- Ushtria mrrini n’Filipe (Plovdiv-Bullgari) natën e Pashkve e “Lleshi i Zi”, Kapidan i Mirditës, çoi me pvetë Priftin e vendit se m’ç’kohë baheshin sherbimet fetare por pat t’gjegjun qi Mesha nuk mund thohej veç se n’miesnatë, pse prej gergastimeve t’Shkijeve t’vendit, shërbimet fetare ishin t’ndalueme mollafaqe.

Ky t’gjegjun bani përshtypie t’keqe ndër ushtrie Shqyptare e “Lleshi i Zi” i çoi fjalë Priftit me thanë Meshën m’at kohë qi kishte n’vadim Kshtenimi i lirë, pse dote me paa Meshën me ushtrie Kristiane e ashtu u ba. Kuer i voitne n’vesh Mustaf Pashës kta nduer kundershtimesh, çpalli lirien e besimit m’gjith at anë e dha shterngime t’forta Qeveries e vendasve, me nderue besimet e gjith kuej e ç’me at ditë e mrapa shartet e fees, patne lirie t’plotë m’at vend (fq.130)…

2)- Luftuenë për Turkien përballë kryeqities greke; Mustaf Pasha i Shkodrës, Preng Lleshi i Mirditës me “Lleshin e Zi” e me t’kushrinin Preng Markun, Omer Vrioni qi, pak viet maa parë, pat luftue për Ali Pashën e Varnakioti i Sulit.

Fuqija Shqyptare qi mate krahin e Turkies kishte 1500-Gegë e 5000-Toskë e n’luftë t’baame n’Karpenie t’Etolies [Agrafe t’Grecies] n’viete 1823 u gjetne përballë Shqyptarët me Shqyptarë!. N’ket luftë, me 22 t’gushtit, Mark Boçari u lidh me disa shokë me mytë Mustaf Pashën për miedis t’lamit ushtarak t’tine e,t’pae hetuem, muitne me i’u afrue shatores madhe ku kuituene se gjindei..

Mark Boçari hini mrende me t’madhe trimnie, por gabimi i hangri kryet pse shatoria ishte kenë e Preng Lleshit t’Mirditës e “Lleshi i Zi” qi ishte nder maa trimat luftare t’Gegnies, i çuem befas, u kap fyt a fyt me të e Mark Boçari raa nen teh t’shpatës tii…(fq.150,151).

3)- I perciellun preje shtatë Pashave tierë e preje Kapidanave; Preng Lleshit e”Lleshit Zii” t’Mirditës, me 4000 vetë, Mustaf Pasha u nis mas ushtries madhe e mrrini n’Perlepe qi i raa n’dorë edhe aty xuni vend. Shqyptarët, pae vrue rrezikun e kohës qi nuk pritte, u habitne nder gzime e lodra, e borne edhe aty nji kohë shum t’vieshme. Preje andej, pae fare ngutit, kaluenë nder kodra t’Babunes, nja katër sahat prej Monastirit, ku kishin nder vedi grykat e asaj rruge, por aty Reshid Pasha i duel para e nd’per agim qasi n’at brii malit 6000 ushtarë t’ushtruem e rreshtoi edhe disae topa (fq.156)…

M’at pshtiellim iket, vetëm Preng Lleshi xuni pritat m’nji pod malit qi kishte nën vedi kalimin e asajë anë, e aty nguli me Mirditas tuej ndalue turrin e Otomanve e tuej i lane ushtrieve t’shkatrrueme kohë me u largue. Qindresa e Mirditës n’mat vend kie aq e fortë saa për dhetë dit i ngurroi aty ushtriet e shuma t’Reshid Pashës, por, t’metun vetem, e pae uzdaje ndimet kerkahit, s’mramit kiene t’shtërnguem me lshue grykat e me ike mas tierve!.. Reshid Pasha masi cili shtegun e kalimit, i lshoj Daut Pashen me disae ushtrie n’shpinë Mustaf Pashës i cilli me nji tube Shkodranë e Malcorë e me “Lleshin e Zi” tuej ndesh gjithë rrugës ndër shum prita t’anmiqve, muit me u kthye n’Shkodër e Reshid Pasha me ushtrie tjera, për me i xanë shtegun Toskve, shkoj e nguli lamin ushtarak n’Kavaje (fq.157)…

4)- Daut Pasha masi pat thye Malcien, për rreth Shkodret, friget qi mos ti pertrihei ndonji tietër pshtiellim i jashtëm, shpeitoj me lodhë Kshqellin tuej e rrahë m’top, pae i dhanë kërkund pushim ku t’baane qindresë t’madhe.. U daenë m’shej për burrnie kreshnike n’at rrethim, “Kapidan Lleshi i Zi” me Mirditas tuej dalë përballë gjith ku maa i madh çfaçei rreziku, por pae dobie pse mdime maa nuk pritej preje jashtit e t’mrendshmit shkoshin për ditë tuej pakue!.. Mas kater mueive qi ngiati rrethimi, nji gjyle topit raa n’kullë t’barotit e i dha ziermin kullës e edhe sarajeve t’Mustaf Pashës. Me t’diegun t’baroteve, qindresa maroj e Mustaf Pashës i’u desht me raa n’dorë me ke kishte me vedi.. Mas t’raemes Mustaf Pashës, Reshid Pasha u çue prej Kavajet e erdh n’Shkodër, n’1833, nji motmot mas fitimit t’Babunes.. Mustaf Pasha me gjith rob t’vet kie çue n’Stamollë ku do t’merrte ndëshkimin, e “Kapidan Lleshi i Zi” kie tretë e ndrye ndër burgetë t’Ianinës ku kie maitë deri n’vietë 1837 e mrapa muit me u kthye n’Mirditë ku hini pushka ndër Gjo Markaj qi u vraenë nder vedi e n’parie t’Mirditës hypi “Bib Doda”!!!…

*”Më poshtë po e risjell studimin tim të plotë lidhur me dinamiken e zhvillimit të ngjarjeve historike që çuan në përballjen tragjike dhe vrasjen e Suliotit “MARKO BOÇARI” nga Mirditori “LLESHI I ZI-Gjomarkaj”; …

“Mallkimi i Historisë”;…

*Nata ogurzeze e dt. 21-gusht-1823 pranë lokalitetit Karpenisi (Greqi) ku dy ndër luftëtarët dhe kapedanët më të shquar të Kombit tonë u gjenden përballë njëri-tjetrit në një duel për jetë a vdekje, përleshje e përgjakshme trup me trup e cila përfundoi me vrasjen e Luanit Suliot “Marko Boçari” nga duart e Kapedanit të fuqishëm Mirditor “Lleshi i Zi,Gjomarkaj” (Luftëtari më i frikshëm i kohës së tij)…

*Këto Shqiptarë të mëdhenj u gjendën në vendin dhe kohën e gabuar, por edhe në shërbim të dy kauzave respektive të cilat realisht nuk ishin në shërbim të çështjes së tyre Kombëtare por n.q.s rrethanat e kësaj dite i analizojmë brenda kontekstit historik të kohës, nuk duhet të marrim guximin që të gjykojmë asnjërin prej tyre…

1- “Kapedani i fuqishëm Mirditor; Lleshi i Zi, Gjomarkaj(?!..-1837) ishte në shërbim të Pashait të Shkodrës, Mustafa Pashë Bushatlliu (1796-1860) të cilin e kishte urdhëruar Sulltani për të mbledhur forcat dhe për të shtypur kryengritjen greke për pavarësi nga Perandoria Osmane dhe përkrah Mustafait qëndronte aletati i tij besnik nga Oroshi “Lleshi i Zi, Gjomarkaj” i cili komandonte truprojen përsonale të Pashait të Shkodrës që përbëhej nga 500-Luftëtarë të zgjedhur nga Treva autonome e Mirditës. “Lleshi i Zi” edhe pse më i madh në moshë, ishte nën komandën e nipit të tij “Dodë Preng Lleshi” sepse provizorisht, paria i takonte nipit të tij sipas rregullave të paracaktuara të “Derës së lavdishme të Gjomarkajve” por realisht (de facto) për gjithçka veprohej në bazë të vullnetit të të fuqishmit “Lleshi i Zi” sepse vetë Mustafa Pashë Bushatlliu i besonte edhe jetën… “Lleshi i Zi” ishte një përsonalitet shumë imponues por edhe shumë i frikshëm për të gjithë armiqtë e tij pasi ai njihej për brutalitetin dhe mungesën e mëshirës kundrëj çdo armiku i cili guxonte që të bëhej pengesë për Autonominë e Mirditës dhe sidomos për ambiciet e tij përsonale…

Ishte trupmadh, shumë i fuqishëm, besnik deri në vetëmohim, aspak tolerant me armiqtë e tij, hakmarrës i pashpirt por shfaqej edhe si një Katolik i devotshëm (Filipopol, Bullgari). Emertimin “I Zi” e ka marrë nga pamja e tij, pasi autorët e kohës e përshkruajnë si një burrë shumë të gjatë dhe të fuqishëm me ngjyrë të zeshkët të lëkurës dhe me një pamje shumë të egër prej Malësori të vërtetë të armatosur gjer në dhëmbë, që vishej gjithmonë me të zeza dhe në fushën e betejës të kallte frikën deri në palcë… Ishte pikërisht merita përsonale e “Lleshit të Zi” i cili e katërfishoi sipërfaqen e Trevës së Mirditës brenda një intervali kohor shumë të shkurtër duke e çuar numrin e Bajrakëve të Mirditës nga 4-5 deri në 12-Bajrakë që përfaqësojnë Mirditën e sotme etnografike e cila është e ndarë padrejtësisht si pjesë integrale e 8-Bashkive të reja që janë krijuar nga reforma administrative territoriale e vitit të kaluar (viti 2016) – (Mirditë, Lezhë, Vau i Dejës, Pukë, Fushë-arrëz, Diber, Burrel&Kurbin)… etj.

2- “Kapedani&luftetari Suliot; Marko Boçari (1788-1923)” ishte përsonaliteti më i jashtëzakonshëm që ka dalë nga Treva martire e Sulit dhe gjithashtu ai ishte një intelektual i mirëfilltë i kohës që njihet për botimin e fjalorit të parë Shqip-Greqisht të cilin e ka punuar në ishullin Shqiptar të Korfuzit. Sipas gojëdhënave, familjet e vjetra Suliote; “Boçari&Xhavella” ishin pasardhësit e drejtpërdrejtë të 200-Luftëtarëve të hyjnorit “GJERGJ KASTRIOTI” të cilët pasi shërbyen edhe nën Komandën e Princit famemadh “LEKA I III-të DUKAGJINI (i caktuar si i tillë me amanetin e GJ.KASTRIOTIT në diten e tij të vdekjes; 17-janar-1468)”, këto luftëtarë të shenjtë nuk pranuan që ta braktisin Atdheun e tyre të shejntë “Arbërinë” por morën Familjet e tyre dhe migruan drejt jugut të Arbërisë për në malet e larta të Sulit (Epir) në perëndim të qytetit të Janines dhe në pjesën lindore të Trevës së Çamerisë tonë martire…

Këtu ata ja arriten që me forcën e armëve, të ruajnë pavarësinë e tyre të plotë nga Perandoria Osmane por edhe Besimin e tyre Ortodoks deri në ditën kur u masakruan nga Ali Pashë Tepelena dhe ku pjesa më e madhe prej tyre u detyruan që të braktisin “Malet e Sulit” dhe të shkrihen me popullsinë greke duke humbur gradualisht Identitetin Kombëtar Shqiptar, siç ndodhi edhe me familjarët e “Marko Boçarit” të cilët luftuan duke dhënë jetën për pavarësinë e Greqisë dhe gjithashtu hodhën bazat e shtetit të ri grek së bashku me mijëra Arvanitas të tjerë… “Marko Boçari” përshkruhet nga autorët e huaj europiano-perëndimor si; një burrë trupmadh, luftëtar i fuqishëm, i mirëarsimuar, shumë besnik, Ortodoks fanatik, i adhuruar nga të gjithë vëllezërit e tij Arvanitas (Shqiptarët e Greqisë), frymëzues i kryengritjes greke për pavarësi dhe modeli më i përsosur i heroit kombëtar sipas definicioneve të shumta të autorëve të ndryshëm europianë. “Marko Boçari” ishte pikërisht Kryetrimi i cili ju përgjigj menjëherë thirrjes për ndihmë nga ana e ish armikut të tij të përbetuar “Ali Pashë Tepelena (1740-1822)” ndërkohë që ky i fundit kishte mbetur i rrethuar nga ushtria osmane në ishullin e liqenit të Janines ku po rezistonte krejt i pashpresë pasi tashmë e kishin tradhëtuar të gjithë miqtë e tij besnikë por edhe vetë 4-djemtë e tij të cilët ishin bashkuar me Sulltanin. “Marko Boçari” i erdhi menjëherë në ndihmë Pashait plak në krye të luftëtarëve Suliotë, por tashmë ishte shumë vonë pasi koka e tij u pre nga shpata e tradhëtisë!!!… “Marko Boçari” ishte mishërim i virtyteve më të larta të një Burri Shqiptar por vendi, koha në të cilen ai jetoi e sidomos influenca anti-Shqiptare e Kishës Ortodokse greko-bizantine e tjetërsoi duke e larguar nga lidhjet e tij të gjakut (përkatësia Kombëtare Shqiptare) por gjuha e tij amtare dhe fjalët e tij të fundit përpara se të jepte shpirt, ishin në gjuhën e ëmbël; “Arvanitika (Shqip-dialekti Tosk)”…

*”Nata ogurzezë e 21-gushtit-1823 në shatorrin (çadrën) e Kapedanit Mirditor; Lleshi i Zi, Gjomarkaj”;…

“Heroi Suliot, Marko Boçari” ndërmori përsipër një sulm vetëvrasës në tentativën e tij për të eliminuar Komandantin e përgjithshëm të ushtrisë osmane, shkodranin; “Mustafa Pashë Bushatlliu” duke depërtuar fshehtas, gjatë mesnatës deri në zemrën e pararojës osmane e cila përbëhej nga 3000-luftëtarë Shqiptarë nga Pashallëku i Shkodrës ku 500 prej tyre ishin Katolikë (Mirditorë) me në krye “Dodë Prengë Lleshin&xhaxhain e tij, i fuqishmi; Lleshi i Zi”. “Marko Boçari” u nis së bashku me 350-Luftëtarë Suliotë dhe sulmoi me dinakëri kampin osman që kishte ngritur çadrat pranë qytetit të vogël grek “Karpenisi” dhe duke u zvarritur arriti deri pranë shatorrit të Mustafa Pashë Bushatlliut por gabimisht sulmoi shatorrin e Prijësve Katolikë (Dodë Prengë Lleshi&Lleshi i Zi) që ndodhej ngjitur me shatorrin e Komandantit të përgjithshëm. Aty për aty, filloi një përleshje e përgjakshme me Mirditorin e fuqishëm “Lleshi i Zi” i cili pasi e mundi në duel me jataganë, “Marko Boçarit” i erdhën në ndihmë edhe dhjetëra Luftëtarë të tjerë Suliotë por “Lleshi i Zi” i cili ishte një burrë i regjur nëpër beteja gjakatare, mori koburen e tij dhe e qëlloi “Marko Boçarin” në kokë ku sipas këngëve epike dhe burimeve të kohës, plumbi e goditi në vetull, mbi syrin e tij të djathtë dhe sipas gojëdhënave, “Marko Boçari” kur po jepte shpirt, ai psherëtiu në Gjuhën Shqipe, gjë që shkaktoi hutim tek vrasesi i tij “Lleshi i Zi” i cili ngeli i shtangur në vend dhe legjenda thotë se i shfryu me fjalët; “Pse, flet Shqip, a je Shqiptar”?!?!… Plumbi i shkrehur nga arma e “Lleshit të Zi”, shkaktoi vdekjen e menjëhershme të Heroit arvanitas “Marko Boçari” por zhurma e saj, zgjoi të gjithë kampin të cilët u vërsulën kundër Luftëtarëve Suliotë duke masakruar shumicën prej tyre… Ndërsa trupi i të ndjerit “Marko Boçari” u tërhoq zvarrë nga bashkëluftëtarët e tij duke mos e lejuar që të përdhosej nga ushtria osmane dhe pas disa ditësh u varros në Misolongji të Greqisë perëndimore. Ky varr u përdhos plot 3-herë nga ushtritë osmane por emri i heroit Arvanitas “Marko Boçari” u bë simboli me sublim i rezistencës, i pavarësisë greke ndërkohë që “Marko Boçari” ishte 100% Shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco