VIDEO-SYRI TV/ Baçe hedh dritë mbi kohën helenistike: Territoret shqiptare u hoqën nga pseudo-argumenti arkeologjik

15:32, 09/04/2023
A+ Aa A-

Arkeologu Apollon Baçe përuroi botimin e fundit studimor të titulluar ‘Illyrian ëorld’ me të cilin hedh dritë mbi arkitekturën, ritualet, Zotin e religjionet e kohës helenistike, periudhë e cila mbetet e pastudiuar.

Nga SYRI TV

Kultura helenistike u shfaq si një simbiozë e tre përbërësve të botës antike në atë kohë: maqedonase, helene dhe lindore ose orientale. Për shkak se territori i kësaj kulture nuk ka kufij të përhershëm, dhe fakti që shpërbërja e tij fillon para formimit të tij përfundimtar, kjo periudhë rezulton të jetë një nga periudhat më komplekse e të pastudiuara, dhe në të njëjtën kohë një nga periudhat më interesante jo vetëm në lashtësi por në tërë historinë njerëzore. Për të hedhur dritë mbi atë kohë, arkeologu Apollon Baçe sjell në anglisht një botim voluminoz të titulluar ‘ Ilyrian ëorld’, në të cilën përfshihen arkitektura , ritualet dhe religjioni, botim të cilin e përuroi mes kolegëve dhe miqve.

Ne kemi një histori mjaft interesante. Një të kaluar ku me të vërtetë ka qenë një shtet i fuqishëm. Në kohën e Pirros mendoni këtë gjë vetëm, që Kartagjena me Romën bëjnë një traktat që po u sulmuan nga të tjerë të ndihmojnë njëri-tjetrin domethënë një nga 3 shtet më të fuqishëm në botë. Kjo ka sjell një arkitekturë, një art, I cili është fantastik. Për fat të keq ajo koha helenistike që quhet është komplet e pastudiuar nga bota, në këtë drejtim ky nuk është një kontribut vetëm për neve, po është edhe për botën meqenëse nuk e trajton këtë të kaluar helenistike e quan si dekadencë por në fakt këtu kemi të bëjmë me thyerje të formave të vjetra që kanë qenë, zëvendësohet heroikja me humanen, format argjile me format e lakuara.

Sa i përket qasjes së të rinjëve me historinë, profesori thotë:

Ai që kontrollon të sotmen kontrollon të kaluarën, ai që kontrollon të kaluarën kontrollon të ardhmen. Neve Çamëria dhe Kosova që na u hoqën atëherë janë hequr pikërisht me pseudo-argumentin arkeologjik.

Përgjatë prezantimit të librit, arkeologu Neritan Ceka dhe gazetari Roland Qafoku nënvijëzuan domosdoshmërinë e këtij libri studimor, për njohjen e historisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco