Aktiviteti për Agresionin fashist 7 Prillit ’39, Koçi: Kronikë e një pushtimi të paralajmëruar

18:28, 07/04/2023
A+ Aa A-

Muzeu Historik Kombëtar, si institucioni më i madh i kujtesës kombëtare organizoi një takim  me temë” “Agresioni fashist  7 Prillit 1939”.

Në një intervistë për “Syri Tv”, me gazetaren Egla Xhemali, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi është shprehur se 7 prilli ishte dita e pushtimit, ditë në të cilën në bazë të nenit të parë të statutit të Mbretërisë shqiptare të gjithë vendasit duhet të bënin rezistencë, por për fat të keq, kjo nuk ndodhi, kurse pushimi qe paralajmëruar.

“Ishte kronikë e një pushtimi të paralajmëruar , por ajo që ngre pikëpyetje është qëndrimi i elitës shqiptare.

Ndërkohë, Mbreti Zog zgjodhi për tu larguar më një autorizim të parlamentit të Shqipërisë së asaj kohe, duke e mohuar dhe mos e njohur pushtimin.”

Historiani pohon se në të gjitha kohët, kur bëhet fjala për luftime është shumë e rëndësishme rezistenca, ndërsa përqas në një rrafsh më të gjerë atë që po ndodh sot në Ukrainë.

“Imagjinoni sikur në Ukrainë të mos bëhet asnjë lloj rezistence dhe të thuhet se ushtirs ruse është e fuqishme dhe do të shkatërrojë.

Jo, në Ukrainë ka pasur një rezistencë dhe vazhdon të ketë. Ajo që në nxjerrim sot është se ajo që sa herë që rrezikohet pavarësia e vendit, elita duhet të ketë parasysh shembullin e 7 prillit.”

Cikli i leksioneve të mbajtura për historinë në Muze kanë për qëllim njohjen e të rinjve me ngjarjet ashtu siç kanë ndodhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco