‘Shuhet’ njeriu që projektoi Pallatin e Kongreseve

‘Shuhet’ njeriu që projektoi Pallatin e Kongreseve

09:21, 02/04/2023
A+ Aa A-

Ditën e sotme ka ndërruar jetë arkitekti i njohur korçar, si dhe projektuesi i Pallatit të kongreseve, Vladimir Bregu. Lajmin e ndarjes nga jeta e kanë ndarë miqtë e tij përmes postimeve në rrjetet sociale.

Bregu vitet e fundit të jetës i kaloi mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Përveçse profesor i Arkitekturës, Bregu ka qenë edhe pjesë e grupit të projektimit të Piramidës në kohën kur ajo u ndërtua.

Image

Ndër reagimet e shumta për vdekjen e tij ka reaguar edhe prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole, i cili shprehu ngushëllimet e tij familjarëve dhe ritheksoi edhe një herë punët e Bregut në vendin e tij të lindjes.

‘Është ndarë papritur nga jeta arkitekti i njohur korçar Vladimir Bregu. Përveçse profesor i arkitekturës, Vladimir Bregu është projektues i shumë prej objekteve kryesore në Tiranë si Pallati i Kongreseve, Piramida (bashkëprojektues) e shumë të tjera, ku ndërthuret tradita me elemente modernë. Ndër shumë projekte të tij, janë edhe City Center në hyrje të Korçës dhe i njohuri si Kubi në qytetin tonë. Ngushëllime familjarëve për humbjen e tyre! Prof. Vladimiri u prehtë në paqe dhe qoftë i paharruar!’, shkruan Jole.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco