VIDEO-SYRI TV/ 'Fenomenologjia e imazhit arketip bashkëkohor', arti modern Shqipëri-Austri flet me piktura

17:45, 09/03/2023
A+ Aa A-

‘Fenomenologjia e imazhit arketip bashkëkohor’ bën bashkë 10 artistët më në zë të artit bashkëkohor shqiptar dhe austriak, në një ekspozitë ku qendrore sipas kuratorit Oltsen Gripshi mbeten gjurmët e qenies njerëzore në raport me natyrën.

Nga SYRI TV

Natyra, si subjekt qendror i përmbajtjes së veprave të artit e lidhur ngushtësisht me njeriun ka ngacmuar 10 artistët më në zë të artit bashkëkohor shqiptar dhe austriak për të ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar, krijimet e tyre, një mori vështrimesh e botëkuptimesh të reja, kuruar nga kritiku i artit Oltsen Gripshi.

‘Fenomenologjia e imazhit arketip bashkëkohor’ përçohet  të artdashësit me piktura në kanavacë, dhe përmes instilacionit, ku artistët pjesëmarrës flasin me të njëjtën gjuhë, përmes artit bashkëkohor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco