VIDEO-SYRI TV/ Drejtuesi i Teatrit Eksperimental, 5 kandidatë në garë

17:08, 13/01/2023
A+ Aa A-

Është çelur gara për drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’. 5 kandidatët u paraqitën në Ministrinë e Kulturës, për të prezantuar programet, në të cilat kishte pikëtakime për promovimin e dramaturgjisë shqipe, ndërkombëtarizimin e institucionit e qasjen e zërave të rinj në aktrim.

Nga SYRI TV

5 kandidatë do të jenë në garë për drejtimin e Teatrit Kombëtar Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’.

Në ambientet e Ministrisë së Kulturës, Ema Andrea, Genci Fuga, Gjergji Prevazi, Indrit Çobani dhe Ledion Zoi paraqitën platformat e tyre, në të cilat nuk munguan as pikëtakimet për promovimin e dramaturgjisë shqipe, ndërkombëtarizimin e institucionit, qasjen e të rinjve të talentuar e zërave të rinj në aktrim, ndërsa për trupën artistike ndalen në zgjedhjen e një trupe permanente e provizore. 

Sa i përket buxhetit për teatrin alternativë synojë ta sigurojnë përmes tregjeve të bashkëpunimit. Për garuesit primare do të mbetet:

Konkurrentët zotohen për një frymë të re tek Eksperimentali, kurse komisioni përzgjedhës me 5 anëtarë, në përbërje të së cilit është edhe Altin Basha që drejtoi institucionin, pas Kiço Londos do të përzgjedh fituesin, emri i të cilit pritet të publikohet javën e ardhshme.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco