Si sot, 76 vjet më parë në Postribë, kryengritja e parë antikomuniste në vend

Si sot, 76 vjet më parë në Postribë, kryengritja e parë antikomuniste në vend

08:05, 09/09/2022
A+ Aa A-

Si sot, 76 vjet më parë, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend.

Zona e Shkodrës kishte filluar organizimin për një rezistencë antikomuniste me shpresën se do të kthehej në një kryengritje të madhe popullore.

Në pjesën më veriore të vendit, komunizmi ende nuk kishte lëshuar rrënjë dhe qendronte dobët. Në Postribë filloi të organizohej një lëvizje e nxitur kryesisht nga kleri me mbështetjen e elementëve nacionalistë. Mbledhjet e para patën si qëllim pjesëmarrjen e gjerë të fshatrave dhe të banorëve të qytetit të Shkodrës, njofton Drejtoria e Arkivave.

Në korrik, u mbajt një mbledhje në shtëpinë e Cin Serreqit. Në Shegaj të Ibros në Postribë, nën drejtimin e Osman Haxhisë, u mblodhën përfaqësuesit kryesorë të fiseve, edhe nga Hoti i Ri.

Në këtë takim merrte pjesë edhe përfaqësuesi i njohur i fisit të Kazazëve, Jup Kazazi, i cili kishte një autoritet shumë të madh në Shkodër dhe në fshatrat rreth saj. Forcat nacionaliste të Ndoc Kol Bibës në Iball të Pukës dhe të Mark Gjonmarkaj në Mirditë, u solidarizuan me këtë mbledhje kuvendi nëpërmjet një letre që i dërguan atij.

Në kuvend u cilësua data e fillimit të kryengritjes, e cila do të kishte karakter të përgjithshëm dhe do të fillonte me çlirimin e të burgosurve politikë në burgjet e Shkodrës e më gjerë.

Thirrja e djemve ushtarë, më datë 09.09.1946, nxiti mbledhjen e datës 07.09.1946 në shtëpinë e Abdullah Sahitit në fshatin Kullaj, ku u la që të nesërmen pas dreke të mblidheshin bajraktarët e paria e popullit, rreth 150 vetë në fshatin Kodër Boks në vendin e quajtur Shegat e Ibros.

Prijësi Osman Haxhia i bindi pjesëmarrësit që kryengritja të fillojë më 09.09.1946.

Kryengritja e Postribës u shtyp nga regjimi duke dërguar forca të shumta. Osman Haxhia, u kap dhe u dënua, ndërsa Jup Kazazi i rrethuar nga forcat shtetërore, u vetëvra dhe kufomën e tij e shëtitën rrugëve të Shkodrës për të dhënë një mesazh.

Në imazhet e bashkëngjitura këtij postimi, paraqitet një raport i Komitetit Qendror të Partisë mbi kryengritjen e Postribës. Në foto shfaqen anëtarë të çetave të Ballit Kombëtar, ndër ta edhe Jup Kazazi, një nga drejtuesit kryesor të kësaj levizje.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani09/09/2022 09:21

Lërini historitë me burrat trima dhe patriotë të Shqipërisë në ato kohëra, sepse ka patur burra trima dhe patriotë të pashembullt Shqipëria!!! Imagjinoni që sa e vështirë ishte që të organizoje kryengritje të armatosur kundër regjimit komunist të diktatorit gjakatar Enver Hoxha në ato kohë?? Në atë kohë, kur komunistët sapo kishin ardhur në pushtet me vrasje dhe me terror kundër shtresës së pasur dhe kundër të gjithë kundërshtarëve politik, dhe Shqipëria nuk kishte asnjë rol dhe rëndësi strategjike apo gjeopolitike në rajon dhe në botë dhe askush nuk donte t'ia dinte se çfarë ndodhte në Shqipëri. Po sot, ku janë burrat trima dhe patriotët e Shqipërisë???!!! Sidomos sot!!!! Sot kur bota ka sy dhe veshë!! Sot kur gjithçka del sheshit!! Sot kur kushdo mund të flasë, të bërtasë, të ankohet dhe të ulërasë përpara kamerave, publikut dhe të gjithë botës që nga Australia, Japonia, Amerika dhe deri në Argjentinë!!! Pse kanë sot kaq shumë frikë shqiptarët që të ngrenë krye për të drejtat dhe jetët e tyre???!!!! Ku është burrëria, trimëria dhe patriotizmi shqiptar??? Shqiptarët dhe Shqipëria çdo ditë dhe çdo natë po vidhen, po grabiten, po plaçkiten, po dhunohen dhe po përdhunohen pa mëshirë nga kjo qeveri neo-komuniste diktatoriale dhe fashiste. Por shqiptarët po nënshtrohen, po ulin kurrizin, po rrijnë shtrirë në dhe duke qarë dhe ngashëruar të frikësuar, sikur të ketë rënë një bombë atomike!!!! A nuk ju vjen turp kur kujtoni se çfarë kanë bërë shqiptarët trima dhe patriotë në ato vite???!!! Po sot, o shqiptarë, ku jeni???!!! Pse rrini fshehur vrimave si minj të frikësuar nga maçoku i zi, i tmerrshëm dhe i uritur???!!!

Ndue Bacaj- Koplik, Malesi e Madhe09/09/2022 08:58

Z.Të Syrit net, levizja antikomuniste e Postribes e 9 shtatorit 1945 nuk eshte kryengritja e parë antiomuniste ne Shqiperi, pasi ajo eshte nje levizje antikomuniste disa orëshe e zhvilluar rreth 20 muaj pas kryengritjes së parë antikomuniste te Malesisë së Madhe, qe sot njihet edhe ne dokumentet historike te Shqiperise. Kryengritje e antikomuniste e Malesisë e filluar ne janar te vitit 1945 dhe ka zgjatur rreth me mbi një muaj. Vetem per shkak te kesaj kryengritje u denuan me pas me burg rreth 1000 malesorë kryengrites , dhe u vrane gjate kryengritjes ose u pushkatuan nga forcat komuniste mbi 200 malesore antikomunist e nacionalist (qe nga Kelmendi e deri ne Koplik, madje edhe malësore me qe banonin jashtë trevave të Malesisë Madhe). Respekte per trima antikomunist postribas e shkodranë, por nuk duhet te fallsifikohet historia e vertet e kryengritjes së parë antikomuniste te Malesisë Madhe të vitit 1945, kryengritje antikomuniste që tashma njihet me dokumente e para jo vetem ne Shqiperi , por ne te gjithe Europen qe e kishte zënë lëngata e kuqe komuniste. Me rastin e 100 vjetorit te shpalljes se pavaresisë së Shqiperisë , ish Presidenti Bujar Nishani i akordon titullin e lartë "NDERI I KOMBIT" Malesisë së Madhe 1. Per kryenritjen kunderturke -osmane te vitit 1913, 2.per Luftën e Koplikut 1920 , dhe 3.te shkruar fjalë per fjalë per kryengritjen e parë antikomuniste ne Shqiperi. Kesaj Kryengritje une i dedikoj vite më përpara nje liber me 280 faqe te bazuar në mbi 350 referenca, duke perfshire edhe ato te Arkivave te shtetit shqiptar. Une ju te Syrit ju vlersoj dhe me vjen keq te bini pre e fallsifikimeve te historise se kesaj kryengritje, fallsifikime te disa ordinereve per interesa te ngushta.... prite Zot krahinore e...tjera. Se ska si mund te quhet e para një ngjarje qe zhvillohet 20 muaj pas të pares se vertet, veçse nëse e masim kohen me "kalendaret para erës së re.....

Shto koment

Denonco