Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Shtatë varre të një familjeje

Shtatë varre të një familjeje

13:51, 08/09/2022
A+ Aa A-

Më 9 shtator 1946, duke synuar që me “Postribën” të lironin të burgosurit e të merrnin institucionet, shpërtheu para kohe ajo që sot njihet si Kryengritja e Postribës, me disa qindra kundërshtarë të regjimit, mes të cilëve, vëllezërit Kazazi, njoftoi sot Autoriteti i Dosjeve.

Duke qenë më të paktë në numër dhe me armë, kryengritësit dështuan, ndërsa pushteti u bë më i egër duke arrestuar mbi 1200 veta, hapur 11 burgje të përkohshme e vrarë dhjetëra të tjerë. Jupi shpëtoi, por u detyrua të fshihej dhe u strehua te daja i tij.

I biri i Jupit, Hamza Kazazi thotë se të atin e masakruan edhe për së vdekuri, kënduan e hodhën valle dhe e ekspozuan në qytet. Pas ngjarjes, 7 anëtarë dhe të afërm të familjes Kazazi u ekzekutuan, vranë veten ose vdiqën, ndërsa dhjetëra të tjerë u internuan. Trupat e të vrarëve nuk iu kthyen kurrë familjeve.

Materialin është pjesë e ekspozitës “𝑇𝑒̈ 𝑧ℎ𝑑𝑢𝑘𝑢𝑟 𝑛𝑒̈ 𝑑𝑖𝑘𝑡𝑎𝑡𝑢𝑟𝑒̈: 𝐸 𝑠ℎ𝑘𝑢𝑎𝑟𝑎 𝑒 𝑝𝑎𝑘𝑟𝑦𝑒𝑟”, realizuar në dhjetor 2019, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco