Në Festivalin e Fotografisë në Itali, fituese edhe Etleva Hamitaj

Në Festivalin e Fotografisë në Itali, fituese edhe Etleva Hamitaj

11:18, 04/04/2022
A+ Aa A-

Në Festivalin e Fotografisë, që u mbajt në Orvieto të Italisë, Fokus Award Albania dhe FIOF- Itali, nënshkruajnë marvëshje bashkëpunimi kulturor.    
 Fituese edhe Etleva Hamitaj nga Shqipëria

 Nga Xhemil Beharaj, SYRI TV.

Ditën e shtunë dhe të diel, më 2 dhe 3 prill 2022, në Orvieto të Italisë u zhvillua Festivali i Fotografisë “Orvieto 2022”, të cilin e organizon një nga shoqatat më të rëndësishme të këtij sektori.

Fondi Ndërkombëtar për Fotografi Video dhe Komunikimin FIOF, këto dy ditë kishte aktivitete të ngjeshura, në të cilat ligjëruan fotografë të njohur Italian, për të dëshmuar në punen e tyre. Vizitorët patën rastin t’i vizitojnë edhe ekspozitat e disa prej tyre, sic janë, Francesco Cito, Letizia Battaglia, Vito Fusco e Iliaria Facci.

Të shtunën në mbrëmje u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit “Fiipa Awards 2022” ku mes fituesve të tjerë, në kategorinë Amator Natyre ishte edhe fotografja nga Shqipëria Etleva Hamitaj.

Në këtë aktivitet ishte i ftuar edhe delegacioni nga Fokus Award Albania i përbërë nga drejtori artistik  Arben Alliaj, profesori i Fotografise në Universitetin e Tiranës Albes Fusha, i cili njëherësh ishte edhe anëtar i jurisë “Fiipa Award 2022”, si dhe Osman Demiri fotograf nga Maqedonia e Veriut.

Ata u ngjitën në skenë për t’ua shpërndarë certifikatat pjesëmarrësve italian të cilët morën pjesë në aktivitetin e vitit të kaluar Fokus Award Albania 2021.

Në fund të ceremonisë, Fokus Award Albania dhe Fondi Italian për Fotografi Video dhe Komunikim FIOF, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës, marëdhënjet e tyre do të jenë më të ngushta dhe më të larta në organizimin dhe bashkëpunimin e eventeve të fotografisë.

Në fjalën e rastit, Alliaj tha: “Jemi në edicionin e 13-të të Fokus Award Albania, i cili do të mbahet në shtator, aktivitet që mbështetet nga Bashkia Fier, Ministria e Kulturës dhe Galeria e Artit Fier, me tendencë që, ashtu si qyteti Orvieto që është në Itali, edhe Fieri të shëndërrohet në kryeqytetin e fotografisë në Shqipëri. Besoj që kjo marveshje, do të bëjë të mundur, jo vetëm shkëmbimin e thirrjeve për aplikime në aktivitet përkatëse, por edhe prezencën e artistëve nga të dyja anët e Adriatikut.

Një nga synimet kryesore të Fokus Award Albania është edhe krijimi i një rrjeti shoqatash kudo nëpër botë të fokusuara tek fotografia, dhe në këtë drejtim ne e shikojmë FIOF-in si shoqatë lider, që do ta udhëheqë këtë nismë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco