Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Më 1 prill 1929 u miratua Kodi Civil, akti më i rëndësishëm juridik i shtetit shqiptar

Më 1 prill 1929 u miratua Kodi Civil, akti më i rëndësishëm juridik i shtetit shqiptar

09:07, 01/04/2022
A+ Aa A-

Më 1 prill të vitit 1929, u miratua njëri prej akteve juridike më të rëndësishme të shtetit shqiptar, Kodi Civil.

Kodi përbënte risi për terrenin normativ dhe shoqëror të Shqipërisë së viteve ‘30. Vetiu, legjislacioni shqiptar pati shëmbëlltyrën e të drejtave të huaja e veçanërisht të së drejtës franceze, italiane dhe deri diku të asaj gjermane e zvicerane. Thënë këtë, përgjatë përpilimit, u huazuan dispozitat për barazinë e të gjithë qytetarëve, për emancipimin e pronësisë mbi tokën dhe për lirinë e angazhimit në aktivitete ekonomike.

Hyrja në fuqi e këtij Kodi Civil e grupoi të drejtën civile shqiptare në llojin romano-gjermanik, duke e mëvetësuar nga e drejta otomane. Me ndryshimin e regjimit qeverisës në vend, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ky legjislacion asokohe bashkëkohor, u shfuqizua.

Në dokument, paraqitet një telegram falenderimi që Ministria e Drejtësisë ia drejton Mbretit Zog, për vënien në zbatim të Kodit Civil.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco