Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Ndahet nga jeta albanologu i shquar gjerman Peter Bartl

Ndahet nga jeta albanologu i shquar gjerman Peter Bartl

13:14, 31/03/2022
A+ Aa A-

Akademia e Shkencave njoftoi me hidhërim ndarjen nga jeta të albanologut të shquar gjerman Peter Bartl, studiues dhe historian.

Peter Bartl ka lindur në vitin 1938 në Cottbus.

Pas studimit të historisë së Europës Lindore, sllavistikës dhe turkologjisë, ka botuar një sërë studimesh historike rreth Europës juglindore e më tepër rreth Shqipërisë.

Prej vitit 1980 e deri më 2004 ishte profesor për historinë e Europës Juglindore e Lindore në universitetin e Mynihut. Këtu drejtoi edhe Institutin e Shqipërisë, qendër studimore me bibliotekë të pasur që i kushtohej tërësisht vendit tonë.

Udhëtime e hulumtime të shumta, sidomos në arkiva italiane, i dhanë brumin për një numër studimesh, si ato për lëvizjen kombëtare shqiptare: “Myslimanët shqiptarë në kohën e lëvizjes për pavarësi“, 1968, “Ballkani perëndimor midis Monarkisë spanjolle dhe Perandorisë osmane“, 1974, ose për një libër popullarizues për historinë e Shqipërisë: “Shqipëria. Nga mesjeta në ditët tona“, 1995.

Së bashku me Martin Camajn, Gerhard Grimmin etj., Peter Bartli është një ndër mentorët e serisë Albanische Forschungen, pa dyshim më e mira seri albanologjike deri në ditët tona, ku janë botuar, ndër të tjera, monografitë për Hahnin (1964) e Ippenin (1967), “Fjalëformimi i shqipes“ i Camajt, dy vëllimet për ndikimin e turqishtes në shqipe të N. Boretzkyt, triologjia e A. Pipës për vargëzimin popullor shqiptar, De Radën dhe perspektivat sociale të letërsisë shqipe etj.

Ai është autori i studimeve albanologjike “Albania sacra. Relacione klerikësh nga Shqipëria” me dokumente mbi gjendjen e kishës katolike në Shqipëri të veriut gjatë periudhës së pushtimit turk., etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco