117 vite më parë u masakrua prej banditëve grekë, atë Kristo Negovani

117 vite më parë u masakrua prej banditëve grekë, atë Kristo Negovani

07:20, 12/02/2022
A+ Aa A-

117 vite më parë u masakrua barbarisht prej banditëve grekë atë Kristo Negovani (Kristo Harallambi), në vitin e tridhjetë të jetës së tij.

Fillin e veprimtarisë së tij klerike dhe didaktike e ndërpreu largimi i parakohshëm nga jeta dhe në rrethana çnjerëzore më 12 shkurt 1905. Theroria e atë Kristo Negovanit mbeti e gjallë në mendjen e patriotëve të kohës dhe i vetmi imazh fotografik i tij është riprodhuar herë të pafundme.

Një prej këtyre imazheve vjen nga Parisi i largët, riprodhuar nga patrioti Nikolla Lako, pronari i një shtypshkronje të vogël, në të cilën shtypte libra mësimorë në gjuhën shqipe dhe kartolina. Njërën syresh e paraqesim këtu. Në fotografi: atë Kristo Negovani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco