121 vjet më parë vdiq poeti kombëtar Naim Frashëri

121 vjet më parë vdiq poeti kombëtar Naim Frashëri

07:10, 20/10/2021
A+ Aa A-

Më 20 tetor 1900 u nda nga jeta poeti kombëtar Naim Frashëri.

Ai lindi në Frashër të Përmetit më 25 maj 1846. Studioi në vendlindje, më tej në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, e më pas u vendos në Stamboll. Naimin mund ta quajmë intelektualin tipik të Perandorisë Osmane, bartës i kulturës Perëndimore po aq sa i asaj Lindore, por i ndërgjegjshëm për identitetin e tij kombëtar e gjuhësor. Kjo duket qartë në gjuhët që përdor për të shkruar veprat e veta: shkruan katër në osmanishte, dy në persisht, dy në greqisht dhe pesëmbëdhjetë në gjuhën shqipe.

Në foto: fletë nga “Këndonjëtorja” e Naim Frashërit, shtypur në Bukuresht më 1886. Foto: AQSh.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco