VIDEO-SYRI TV/ Rikonstruksioni, mbyllet për 2 vite Galeria Kombëtare e Arteve

VIDEO-SYRI TV/ Rikonstruksioni, mbyllet për 2 vite Galeria Kombëtare e Arteve

15:21, 19/10/2021
A+ Aa A-

Galeria Kombëtare e Arteve do të mbyllet për t’u rikonstruktuar. Në njoftimin e zyrës për shtyp të Ministrisë së Kulturës thuhet se kohëzgjatja e punimeve do të jetë 24 muaj dhe se Muzeut të Arteve të Bukura do t’i shtohet një godinë e pasme, ndërsa Ministria Elva Margariti bëri me dije se aktivitetet do të zhvillohen në Muzeun Historik Kombëtar.

Nga SYRI TV

Galeria Kombëtare e Arteve do të mbyllet përkohësisht për t’ju nënshtruar rikonstruksionit. Njoftimin  e ka bërë me dije zyra për shtyp e Ministrisë së Kulturës, në të cilën nënvijëzohet pezullim i çdo aktiviteti apo shërbim tjetër brenda godinës nisur që nga data 18 tetor 2021.

E ftuar në çeljen e një ekspozite në Muzeun Historik Kombëtar, Ministria e Kulturës, Elva Margariti pohoi se ky institucion do të jetë në shërbim të Galerisë Kombëtare të Arteve, në të cilin do të zhvillohen aktivitetet e programuara:

Të gjitha pajisjet dhe orenditë e Muzeut të  Arteve të Bukura do të transferohen në ambientet e Alba Filmsh.a. Gjatë periudhës së punimeve do të realizohen  restaurimi dhe digjitalizimi i fondit artistik dhe i  arkivave.

Rikonstruksioni i Galerisë Kombëtare të Arteve do të jetë i plotë, ndërsa pritet që kohëzgjatja e punimeve të jetë 24 muaj. Në njoftim thuhet se një galerisë do t’i shtohet në pjesën e pasme një tjetër godinë që do të shërbejë për ruajtjen e veprave të artit, ekspozimit dhe laboratorëve restaurues.

Nga 4600 m2, muzeu do të shtrihet në 10.100 m2. Vlera e investimit është rreth 1 miliardë lekë, ndërsa projekti është realizuar që në vitin 2018 nga Studio Atelier 4.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco