Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Peisazhi shqiptar me laps i Margaret Hasluck

Peisazhi shqiptar me laps i Margaret Hasluck

07:09, 18/10/2021
A+ Aa A-

Si sot, më 18 tetor 1948, ndërroi jetë studiuesja skoceze Margaret Hasluck e lindur nën emrin Margaret Masson Hardie Hasluck.

Pas diplomimit në universitetin “Aberdeen” vazhdon studimet pas universitare të thelluara në “Cambridge University” dhe shkollën Britanike të Athinës.

Haslluk është etnologjia dhe etnografia e një pjese të madhe të kulturës ballkanike me studime të shumta në vende si Greqia, Turqia dhe stacionimi i fundit në Shqiperi. Në vendin tone ajo është pritur përzemërsisht si nga figura të rëndësoshme të kohës por edhe nga vetë shteti shqiptar.

Pushtimi i Shqipërise dhe largimi i britanikeve nga terreni shqiptar do të sillte largimin e saj drejt Athinës. Të gjendur para zhvillimeve të reja britanikët rikontaktojnë me agjentën e tyre FANY (First Aid Nursing Yeomanry) të cilën e kishin përdorur më parë në Athinë, në vitet 1914-1916 të jepte ndihmesën që prej vitit 1940 pranë seksionit D dhe më pas në trajnimin e seksionit të SOE për Shqipërine në Kajro, në vitin 1943.

E lidhur shpirtërisht me Shqipërinë, Hasluck i ndjek me vëmendje lëvizjet politike të pas vitit 1944 ku edhe ka korespondenca me drejtuesit e kohës por letrat dhe këshillat e saj nuk u vleresuan aspak.

Studiuesja u nda nga jeta në Dublin duke lënë për studiuesit një mori veprash por edhe studime në terren mbi fushën e inteligjencës të cilat ende nuk janë zbuluar për publikun e gjerë.

Mes dokumenteve që ruhen në AQSH të Margaret Hasluck po ndajmë me ju një vizatim të sajin ku pasqyron përshkimin e saj në vendin tonë gjithashtu dhe një peisazh të skicuar me laps.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco