Gëzim Kame: Teatri ishte filozofi e madhe, tribunë që politikanët s’e arrijnë dot

Gëzim Kame: Teatri ishte filozofi e madhe, tribunë që politikanët s’e arrijnë dot

22:51, 05/10/2021
A+ Aa A-

Regjisori Gëzim Kame, në një intervistë në emisionin A Show në Syri Tv me moderatorin Adi Krasta, foli për eksperiencën e tij me teatrin.

Kame thekson se teatri ishte një filozofi e madhe, një tribunë që politikanët nuk e arrijnë dot.

“Konkurrenca mes aktorëve në atë kohë ka qenë e pastër. Kam jetuar në Berat dhe jam marrë që fëmijë me teatrin. Kadri Roshi ka performuar 30 vjeç Ezopin. Roshi ishte një kolos i lindur. Kujtim Spahivogli kishte kulturë të jashtëzakonshme.

Spahivogli ka bërë çudinë në Teatrin shqiptar. Teatri ishte filozofi e madhe, tribunë publike që politikanët nuk e arrijnë dot. Në përgjithësi, artistët ishin miq, ndërsa sot nuk më duket kështu”, u shpreh Kame.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco