'Postriba/ Kur po zbardhte 9 shtatori 1946, luftëtarët antikomunistë u mblodhën në fushën e Shtojit...

'Postriba/ Kur po zbardhte 9 shtatori 1946, luftëtarët antikomunistë u mblodhën në fushën e Shtojit...

14:32, 09/09/2020

74 vite më parë në Postribë do të zhvillohej kryengritja e parë antikomuniste.

Nga Kastriot Dervishi

Duke u zbardhur 9 shtatori 1946, rreth 250 luftëtarë antikomunistë u grumbulluan ne fushen e Shtojit dhe 200 te tjere ne Renc. Nga Postriba, levizja e tyre u drejtua nga Shkodra, duke sulmuar verilindjen dhe juglindjen e qytetit. Beteja kryesore u zhvillua te kazermat e Shkodres, ne te cilen u vra nje ushtarak komunist dhe u plagos nje tjeter. Per shkak te forcave me te pakta, forcat antikomuniste nuk munden te hyjne ne qytet.

Kryengritja u zhvillua kete moment sepse po zhvillohej ne Paris, konferenca e Paqes (29 korrik – 15 tetor 1946). Dy fuqite boterore, Britani e Madhe dhe SHBA deklaruan ketu se nuk do ta njihnin regjimin komunist te E.Hoxhes. Faktori i brendshem antikomunist, me ato pak forca qe kishte, mendoi se ishte koha te ndermerrej nje levizje kunder regjimit. Regjimi shtypi levizjen dhe pak jave me vone preu marredheniet me misionet britanike dhe amerikane ne Tirane, duke organizuar me porosi te Beogradit incidentin e Kanalit te Korfuzit dhe duke inskenuar “sabotazhin” kenetor te Maliqit.

Nje prej veprimeve me burracake te regjimit ishte persekutimi vijues i nje krahine si dhe djegia e shtepive te banimit.

Per te mos u zgjatur ne nje analize te thelle, duhet nenvizuar fakti se kryengritja e Postribes, synonte te arrinte te njejten gje qe shqiptaret arriten ne dhjetor 1990. Nese do arrihej me pare, sigurisht kostoja e rende 50-vjecare nuk do te rendonte kaq shume mbi shqiptaret. Respekt per guximtaret dhe martiret e vitit 1946 qe e kerkuan ndryshimin shume me perpara se kur ai erdhi.

Skeda e kryengritjes ne pak rreshta
Organizimi ushtarak:
-Hyrja ne qytetin e Shkodres, clirimi i burgut, marrja e poste-telegrafes, depove te armeve e te jepte sinjalin se Shqiperia nuk e donte komunizmin.
Rrethanat politike:
-Kriza e regjimit komunist ne raport me SHBA-ne dhe Britanine e Madhe.
-Ditet ku po zhvillohej konferenca e paqes ne Paris.
Perfaqeson:
-Qendresen antikomuniste ndaj regjimit komunist.
-Permbysjen e regjimit komunist dhe vendosjen e rendit kapitalist.
Bilanci i te dhenave:
-U arrestuan rreth 200 persona
-U pushkatuan pa gjyq 33 persona
-U dogjen nga regjimi pas ngjarjes: 33 shtepi
-U arratisen: 69 persona
-U zhvilluan 5 procese te medha gjyqesore e disa te tjera me te vogla apo denime individuale, duke perfshire edhe implikime.
-Ne hetuesi u torturua deri ne vdekje me hekur te skuqur ne kocke avokati Muzafer Pipa nga Vaske Koleci.
-Jup Kazazit te vetevrare iu shetit kufoma ne popull.
-Te pushkatuarit e procesit kryesor gjyqesor ishin: Cin Serreqi, Bilbil Hajni, Gjergj Volaj, Dulo Kali, Xhelal Hardolli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco