Ljarja do të varroset në Shkodër, Kumbaro: Jemi të hidhëruar, ky pionier i kinemasë të përcillet me 2 makina Saimir Kumbaro

Ljarja do të varroset në Shkodër, Kumbaro: Jemi të hidhëruar, ky pionier i kinemasë të përcillet me 2 makina

11:29, 21/04/2020
A+ Aa A-

Sot përcillet për në banesën e fundit, në Shkodrën e tij të lindjes, regjisori dhe aktori i madh, Rikard Ljarja. Ishte amaneti i tij varrimi në qytetin ku lindi. Për shkak të kufizimeve, Ljarja do të përcillet vetëm nga familja në udhëtimin e tij të fundit.

Duke folur për “News24”, regjisori Saimir Kumbaro shprehur dhimbjen e thellë për këtë përcjellje një figure si Ljarja: “Ishte pionieri i kinemasë. Rikardi nuk bënte teatër në film, ishte aktor filmi, por mbi të gjitha ishte njeri. Se në radhë të parë duhet të jesh njeri, pastaj artist. Rikardi ishte shumë kokëfortë, shumë aktor i rehatshëm, shumë komunikues, shumë dëgjues, të krijonte atmosferë shumë të mirë, jo vetëm në shesh të xhirimit, se ne filnim në një dhomë, bënim edhe qyfyre.

Në këtë moment më janë fshirë të gjitha, shoh këtë karvan që ikën dhe them si ka mundësi që s’e shoqërojmë. Duhet të kishin dhënë leje për disa njerëz që ta shoqëronin, e shoh veten të privuar. Këtu po përcillen njerëz që s’kanë vlerën e çerekut të Rikardos, ndërsa ky me dy makina. Është e dhimbshme. Është humbje shumë e madhe. Vuajti shumë, se kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me të”, tha Kumbaro.

Kinemasë i la trashëgiminë kulturore, ku tregon shumë gjëra. Janë filma që mbeten. Ne kemi prodhuar shumë filma si kinostudio, por filmat e Rikardit mbeten. Ne jemi shumë të befasuar, shumë të mërzitur dhe të hidhëruar," përfundoi Kumbaro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco