Lajm i hidhur/ Shuhet i madhi Rikard Ljarja

Lajm i hidhur/ Shuhet i madhi Rikard Ljarja

22:29, 20/04/2020
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë në moshën 77- vjeçare regjisori i mirënjohur Rikard Ljarja. Regjisori ka dhënë frymën e fundit në shtëpine e tij në Tiranë. Artisti i njohur i filmit vuante prej kohësh nga një semundje e rendë.

Vdekja e regjisorit është një humbje e madhe për botën e artit. Ndërkohë, familja njofton miqtë dhe dashamirësit se ceremonia për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e Covid-19 do të jetë e ngushtë.

Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër.

Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit "A. Moisiu", Tiranë.

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin "Migjeni" në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.

Filmografia

Viktimat e Tivarit (1996)
Fletë të bardha - (1990) Shoku Emir
Pesha e kohës - (1988), Vasili
Rrethi i kujtesës - (1987), Mjeku
Në prag të jetës - (1985), Andrea
Pranverë e hidhur - (1985) Xha Teli
Skëterrë '43 - (1980), Andrea
Radiostacioni - (1979) Komandanti
Në pyjet me borë ka jetë - (1978), Luka
Ilegalët - (1976) Tosti
Në fillim të verës - (1975) I deleguari i qarkorit
Rrugicat që kërkonin diell - (1975) Gaqo Tipografi
Rrugë të bardha - (1974) Deda
Shpërthimi - (1974) Inxhinjer Iliri
Ndërgjegja - (1972) Fitimi
Yjet e netëve të gjata - (1972)......xhandari
Kur zbardhi një ditë - (1971) Komisari
Plagë të vjetra - (1968).......Naimi
Ngadhnjim mbi vdekjen - (1967)..Perlati
Duel i heshtur - (1967) Skenderi
Komisari i dritës - (1966) Dritan Shkabaj
Monumenti

Regjisor

Pesha e kohës - (1988)
Kur hapen dyert e jetës - (1986)
Fundi i një gjakmarrjeje - (1983)
Dita e parë e emrimit - (1981)
Sketerre 43 - (1980)
Radiostacioni - (1979)
Në pyjet me borë ka jetë - (1978)

Skenarist

Pesha e kohës - (1988)
Kur hapen dyert e jetës - (1986)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco