Aktorët e serialit 'Friends' ribashkohen pas 15 vitesh

Aktorët e serialit 'Friends' ribashkohen pas 15 vitesh

15:08, 24/02/2020
A+ Aa A-

Seriali i famshëm ‘Friends’ kthehet sërish pas më shumë se 15 vitesh dhe fansat janë ende jashtë mase të emocionuar.

I gjithë kasti i plotë që përfshin Xhenifer Aniston, Kortni Koks, Liza Kudrou, Dejvid Shuimer, Met LeBlank dhe Methju Perri do të ribashkohen për një seri speciale që thuhet se do të jetë e improvizuar dhe pa skenar.

“Besoj që mund ta quani këtë episod si atë ku ata u bashkuan të gjithë- ne po risjellim të gjithë kastin për një seri speciale ,” tha Kevin Reilli, një nga drejtuesit e programacionit në HBO Max, kompaninë që po mundëson këtë seri.

Ajo do të xhirohet në skenën origjinale që është përdorur dhe në seritë e tjera, skenën 24 të Warner Bros. Seria pritet të dalë në maj.

Të gjithë aktorët postuan në Instagram të njëjtën foto të premten, duke njoftuar kështu zyrtarisht fansat. “Po ndodh vërtetë”, ishte dixhitura shoqëruese e fotos.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco