'Teatri nuk shembet', rikthehet ‘Mbretëresha’ me interpretimin e Justina Aliaj

'Teatri nuk shembet', rikthehet ‘Mbretëresha’ me interpretimin e Justina Aliaj

11:08, 04/08/2019
A+ Aa A-

Vepra e shkrimtarit të njohur Rexhep Qose, ‘Mbretëresha’ do të rivendoset në skenën e Teatrit Kombëtar përsëri nga e madhja Justina Aliaj.

Kjo monodramë ka qenë përherë ëndrra në sirtar e aktores së madhe.

Për herët parë në skenë vepra u vendos në qershor të vitit 2018 dhe rikthehet përsëri në valën e protestave kundër shembjes se Teatrit Kombëtar dhe është organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

“Të interpretosh tragjedinë “Mbretëresha” është cilësuar sa e vështirë aq edhe privilegj për aktorët. Ajo na paraqitet shumëplanëshe në tërë kompleksitetin e saj si figure, e të tërheq fort duke e ndjekur nga fillimi deri në fund të veprës.

Ngjarja zhvillohet rreth vitit 229 p.e.s. Mesazhi që transmeton kjo vepër është sa i qartë aq edhe bindës:

Smira, lakmia, urrejtja, ambiciet pushtetore (sic e cilëson autori), mund të çojnë deri në asimilimin e një Kombi.”

{

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco