Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Fuqia e marketingut për sukses në biznes. Sekretet dhe sfidat

Sot në 'Asllan Rusi', 16 këngëtarë bëhen bashkë në një koncert për fëmijët jetimë

Sot në 'Asllan Rusi', 16 këngëtarë bëhen bashkë në një koncert për fëmijët jetimë

14:51, 03/06/2019
A+ Aa A-

Të rritesh jetim, është padyshim një nga dramat më të thella që mund të përjetojnë fëmijët. Por e gjithë kjo dramë mund të jetë më pak e dhimbshme kur shoqëria e njerëzit që i rrethojnë përpiqen me gjithçka munden për të lehtësuar këtë mungesë të madhe shpirtërore të një fëmije.

Kur dikush ofron një dorë ndihme, një shpresë, një buzëqeshje, një mundësi që jeta e këtyre fëmijëve të mos vijojë me gjurmë të pashlyeshme vuajtje në shpirtin e tyre”.

Pikërisht këtë premtojnë organizatorët e koncertit të bamirësisë që do të mbahet sot në orën 18.00 në Pallatin e Sporteve “Asllan Rusi”.

16 këngëtarë nga veriu në jug të Shqipërisë janë bërë bashkë sonte në këtë koncert, të ardhurat e të cilit do të shkojnë për më shumë se 200 fëmijë jetimë dhe disa familje në nevojë.

Bëhet fjalë për disa prej ikonave të muzikës shqiptare si Bujar Qamili, Ylli Baka dhe Era Rusi, me pjesëmarrjen e veçantë të një prej artistëve më të mëdhenj të muzikës folkloristike shqiptare Gëzim Nika.

Koncerti është organizim i Komunitetit Egos në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare për Integrim dhe Zhvillim.

Në një intervistë pak ditë më parë, Era Çela një nga organizatoret e këtij tha se historia e një fëmije do ndahej me gjithë spektatorët në një mënyrë krejt ndryshe. “Historia ka të bëjë me vuajtjet e një fëmije që një grup këngëtarësh do e sjellin në një mënyrë krejt ndryshe.

Ata do të vijnë nga Londra enkas për datën 3. Këto kohë kanë punuar fort për ta sjellë dramën e jetës së tij përmes tingujve,” tha Çela.

Në këtë koncert do jenë të interpretojnë këngëtarët Eni Koçi, Genc Pervukaj, Blerina Matraku, Ervin Bushati, Lili Gjidodaj, Xhesika Polo, Aurel Thëllimi, grupi Kmc dhe Silvana Rusi. Pjesëmarrës do të jenë dhe artistë të tjerë, personazhe publikë dhe do të ketë mjaft surpriza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco