Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

Nehat Kaloshi, kandidati për Këshillin Koordinativ të Diasporës sugjeruar nga Bashkësia shqiptaro-kanadeze

Nehat Kaloshi, kandidati për Këshillin Koordinativ të Diasporës sugjeruar nga Bashkësia shqiptaro-kanadeze

07:32, 26/09/2018
A+ Aa A-

Nehat Kaloshi është kandidatura për Këshillin Koordinativ të Diasporës e sugjeruar nga Bashkësia shqiptaro-kanadeze në Montreal.

Ai është i njohur në komunitetin shqiptar si veprimtar aktiv dhe me personalitet të respektuar edhe në fushën e biznesit.

Prej 18 vitesh ai jeton në Kanada ku edhe ushtron edhe aktivitetin e tij. I lindur në Dibër por i arsimuar fillimisht pranë shkollës profesionale të gjuhëve të huaja në Tiranë “Asim Vokshi”, ai u edukua më tej në profilin ushtarak pranë Akademisë “Skënderbeu” në Shqipëri. E kaluara e tij përbën jo pak rëndësi edhe për formimin e tij si karakter i veçantë. Diplomuar pranë Akademisë së Marinës në Gjermani, gjithashtu Kaloshi ka siguruar certifikata sigurie për Shkencat ushtarake, Anti terrorizëm etj. Ai ka ushtruar misionet e tij edhe në zona të nxehta lufte. Vlen për t’u përmendur pjesëmarrja në Kosovë me forcat e NATO-s.

Jetën në Kanada e ka parë mjaft intensive që prej vendosjes në Monreal ndaj edhe ka kontribuar mjaft në shoqërinë e re. Prej vitit 2005, ai drejton kompaninë e tij private “Lyratech.inc” e specializuar në fushën e policisë dhe sigurisë private dhe me fokus investigimet private, Backgrounds Checks dhe shoqërimet V.I.P.

Prej dhjetorit të vitit të kaluar ai drejton Bashkësinë shqiptaro-kanadeze në Montreal. Ai është një prej shqiptarëve të përzgjedhur të drejtojë këtë komunitet për shkak të shumë cilësive positive që e karakterizon. Ai është mjaft aktiv duke përfaqësuar këtë bashkësi në shumë komunitete të tjera. Gjithashtu prezantohet me mjaft dinjitet edhe në aktivitete të ndryshme, si iniciator apo si pjesëmarrës. Ai jo rrallë herë është njohur nga afër me probleme të familjeve të reja apo edhe të tjerë duke u bërë pjesë e zgjidhjes reale. Ai ka ofruar mjaft shqiptarë të tjerë pranë biznesit të tij, por jo vetëm. Ai është baba i një vajze të bukur e cila ndan origjinën edhe me një nënë napolitane. Kaloshi mundohet të shpenzojë kohën e mbetur të ditës me familjen e tij, edhe pse rastet janë jo shumë të shpeshta, ama ai di mjaft mirë të plotësojë kohën me ta. Nehati ndan jo pak kohë edhe me anëtarët e kryesisë së Shoqatës, me anëtarët e rinj dhe me “të vjetrit” e këtij komuniteti. Atij i pëlqen që çdo vendimmarrje të tij ta ndaj me stafin drejtues të shoqatës por jo vetëm. Asnjëherë nuk është i vetëm në sugjerim apo edhe në ekzekutime të vendimeve. Ai ka respektuar gjithmonë hapësirën e të tjerëve duke i lënë vend edhe prurjeve të reja.

Prej kohësh është vënë në diskutim ngritja e një instance intelektuale e Diasporës e cila kërkon të sjellë në vëmendje mjaft shqetësime të komunitetit shqiptar të vendosur nëpër botë. Ajo do të shërbejë për të përçuar zërin e shqiptarëve që kanë vendosur të zhvillohen jashtë Shqipërisë. Jashtë këtij procesi nuk kishte si të ishte edhe Kanadaja dhe shqiptarët e vendosur këtu. Në këtë kohë kur edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Ottawa ka zyrtarizuar kandidaturat për Këshillin Koordinativ të Diasporës, Kaloshi renditet njëri ndër 19 emrat e konsideruara nga komuniteti shqiptaro-kanadez.

Samiti i dytë i Diasporës, edhe këtë herë do të mbahet në Tiranë në datat 26-28 nëntor 2018. Ky aktivitet do të mblidhet për të vijuar punimet dhe për të diskutuar të gjitha angazhimet e caktuara nga Samiti i Parë i mbajtur dy vite më parë. Nga Diaspora shqiptare në Kanada, Ambasada Shqiptare ka njohur zyrtarisht 19 kandidatura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco