Xhamia Fatih e Durrësit

Xhamia Fatih e Durrësit

11:00, 14/09/2018
A+ Aa A-

Një prej monumenteve më të rëndësishme të qytetit të Durrësit është Xhamia Fatih, objekti më i vjetër i kultit islam në këtë qytet dhe xhamia e tretë më e vjetër në Shqipëri, pas asaj të Beratit dhe të Korçës. Ajo është ndërtuar në vitet 1502-1503 dhe mban emrin e Sulltan Mehmet Fatihut II, që sundoi gjatë viteve ( 1444-1446 dhe 1451-1481), kohë kur perandoria Osmane u zgjerua në Europë.

Xhamia është objekti i parë i ndërtuar pas sundimit Osman të qytetit. Është ndërtuar mbi rrënojat e një bazilike. Nga kjo bazilikë ruhen pak mure me tulla, pjesërisht arkada veriore dhe muri perëndimor i rindërtuar me teknikën e Kluasonazhit që i takon Shek. XIII- XIV. Vendndodhja e xhamisë Fatih pranë brigjeve të detit Adriatik dhe gjendja e saj pranë Murit Bizantin, Amfiteatrit më të madh në Ballkan dhe Muzeut Etnografik, i jep asaj vlerë të veçantë në një kompleks monumentesh mjaft tërheqëse për turistët dhe vizitorët e shumtë të qytetit të Durrësit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco