VIDEO/ “Vepra Poetike” e Arben Prendit, në sytë e shkrimtarëve shkodranë

VIDEO/ “Vepra Poetike” e Arben Prendit, në sytë e shkrimtarëve shkodranë

10:53, 18/06/2018
A+ Aa A-

“Gegnishtja nuk është dorëzuar”. Ky është mendimi i shkrimtarit shkodran Primo Shllaku. Ai mori shkas nga prezantimi i librit të pedagogut Arben Prendi me titull “Vepra Poetike” për të thënë se gegnishtja është në rritje apo se Martin Camajn e sheh të barabartë me Ismail Kadare.

Kur dikush i thotë shkrimtarit Primo Shllaku, si një prej mbrojtësve më të fortë të gegnishtes në ditët e sotme se nuk dinë ta shkruajnë apo ta thonë ai tregon se si reagon.

Libri “Vepër Poetike” i pedagogut Arben Prendi është një përmbledhje e strukturuar e poezive të tij që nga fillimi kur ka nisur t’i shkruaj dhe deri më tani, poezi të cilat vijnë të shkruara në gegnisht dhe në shtatë cikle të ndryshme

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco