Trajneri i Barcelonës nuk grumbullon 4 lojtarë për transfertën me Gironën

Trajneri i Barcelonës nuk grumbullon 4 lojtarë për transfertën me Gironën

23:48, 22/09/2017

Gerard Deulofeu dhe Semedo papritur nuk janë ftuar nga Ernesto Valverde për sfidën me Gironën që Barcelona do ta zhvillojë të nesër në orën 20:45.

Arda Turan dhe Vermaelen gjithashtu janë lënë jashtë për këtë ndeshje, ndërsa Dembele dhe Rafinha do të mungojnë për shkak të dëmtimeve.

Në skuadër janë rikthyer Paco Alcacer, Umtiti dhe Andra Gomes, të cilët munguan kundër Eibarit.

18 lojtarët e ftuar nga Valverde janë: Ter Stegen, Cillessen, Pique, Rakitic, Sergio, Denis, A. Iniesta, Suarez, Messi, Mascherano, Paulinho, Alcacer, Jordi Alba, Digne, Sergi Roberto, Andre Gomes, Aleix Vidal, Umtiti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco