Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Ndahet nga jeta Guido Rossi, komisari i jashtëzakonshëm i kohës së Calciopolit

Ndahet nga jeta Guido Rossi, komisari i jashtëzakonshëm i kohës së Calciopolit

15:50, 21/08/2017

Ndahet nga jeta Guido Rossi, në moshën 86-vjeçare. Juristi i njohur ka qenë president i Consob dhe Telecom gjatë karrierës së gjatë, por u bë i famshëm për të gjithë për rolin e tij në skandalin e futbollit italian të vitit 2006, i njohur si Calciopoli.  

Rossi u zgjodh komisar i jashtëzakonshëm i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) pas shpërthimit të skandalit që solli degradimin e Juventusit, të cilit iu hoqën dy tituj dhe u rrëzua në Serinë B, ndërkohë që u dëmtuan edhe shumë skuadra të tjera, përveç Interit, i cili përfitoi duke marrë një titull në tavolinë dhe dominuar për disa vjet futbollin italian, deri në ringritjen e Juventusit.

Ai u akuzua se bëri lojën e presidentit të Interit, Massimo Morati, me të cilin kishte lidhje biznesi.

Rossi ishte një nga ekspertët më të mirë italianë të së drejtës shoqërore dhe ka qenë edhe Senator i Republikës në legjislaturën e dhjetë. Është ndër firmëtarët e ligjit anti-trust të majit

1988.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco