Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

FOTO/ Kërcënonte arbitrat në Itali. Çfarë i mësoi Luciano Moggi lojtarëve të Partizanit në takimin e parë

FOTO/ Kërcënonte arbitrat në Itali. Çfarë i mësoi Luciano Moggi lojtarëve të Partizanit në takimin e parë

18:37, 27/04/2017

Luciano Moggi edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Partizanin e Shqipërisë, ku do të ndihmojë në rolin teknik, organizativ dhe të marketingut.

Ish Drejtori Sportiv i Juventusit, Luciano Moggi tashmë është pjesë e futbollit.

Personazhi më i diskutuar dhe që ka lënë më tepër gjurmë në futbollin italian gjatë dekadave të fundit, firmos zyrtarisht me Partizanin, duke marrë rolin e këshilltarit sportiv i presidentit Demi.

“Jam i kënaqur që sot jam këtu me ju. Nëpërmjet bashkëpunëtorëve të mi kam mjaft informacione për skuadrën dhe lojtarët”, tha fillimisht ai.

“Jeni përpara një derbi, këto janë ndeshje ku ju duhet të jepni shpirtin në fushë dhe këtë kërkoj nga ju dhe ta dëgjoj që e keni bërë në përfundim të ndeshjes. Ju uroj përzemërsisht dhe suksese nesër”, ishte kërkesa e Moggit drejtuar futbollistëve të Partizanit me të cilët ka bashkëbiseduar për disa minuta.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco