Simeone godet rëndë Barcelonën dhe Luis Enriquen

Simeone godet rëndë Barcelonën dhe Luis Enriquen

21:17, 26/02/2017

Për trajnerin e Atletico Madrid, Diego Simeone, fitorja e Barcelonës ndaj skuadrës së tij në stadiumin “Vicente Calderon” ka qenë e pamerituar.

Simeone deklaroi se pavarësisht se skuadra e tij ka humbur në ndeshjet e fundit ndaj katalanasve, ata kanë luajtur mirë në këto takime.

“Jemi lënduar disa herë në mënyrë të njëjtë. Garuam mirë, e në çdo moment ata ta jepnin ndjenjën që do fitonin, por treguan nivelin e tyre në disa fushe specifike të ndeshjes. Kështu ata morën një fitore që me shumë mundësi ishte e pamerituar”, deklaroi pas ndeshjes Simeone.

Barcelona e mposhti me rezultat 2-1 Atletico Madridin, në derbin e kësaj fundjave në La Liga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco