Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Katastrofë për Realin, Ronaldo i dëmtuar. Mungon në mesjavë

Katastrofë për Realin, Ronaldo i dëmtuar. Mungon në mesjavë

10:44, 24/01/2017

Cristiano Ronaldo po kalon një moment delikat. Dy javë më parë u ngrit në altarin e futbollit botëror madje guxoi ta etiketojë veten si lojtari më i mirë në botë por tashmë pas disa ditësh ai nuk është mirë fizikisht.

Sipas burimeve të përditshmes spanjolle “Marca”, portugezi ditën e hënë nuk ka zhvilluar stërvitje me grupin dhe me shumë mundësi nuk do të luajë të mërkurën kundër Celta Vigos në ndeshjen e vlefshme për Copa del Rey, transmeton SYRI.net.

Zinedine Zidane nuk ka dashur ta lodhë akoma edhe më shumë luzitanin i cili pas ndeshjes në fundjavë kundër Malagas është ankuar për dhimbje në këmbën e djathtë.

Priten ekzaminimet mjekësore për të përcaktuar sa ditë ka nevojë Ronaldo që të pushojë larg fushave të blerta./ SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco