VIDEO/ Barcelona befason me reagimin pas gjestit të Piques

VIDEO/ Barcelona befason me reagimin pas gjestit të Piques

10:59, 11/01/2017

Kohët e fundit mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka qenë në qendër të vëmendjes për gjestin dhe protestën e tij ndaj kreut të Federatës Spanjolle të Futbollit, Javier Tebas.

Ashtu si Luis Enrique edhe klubi i Barcelonës është kundër deklaratës dhe gjesteve anti-sportive të mbrojtësit spanjoll.

Drejtori Ekzekutiv i Barcelonës, Oscar Grau theksoi se gjesti i Piques ishte i gabuar pasi nuk i takon lojtarit që të ankohet për arbitrin, shkruan “Mundo Deportive”, raporton SYRI.net.

“Nëse unë flas për përvojën time, karriera ime ka treguar që të mos protestoj asnjëherë kundër gjyqtarëve pavarësisht se ka shumë raste të diskutueshme. Janë persona të tjerë që duhet të reagojnë për vendimet e arbitrit, jo lojtarët. Shumë herë ka pasur situata që nuk më kanë pëlqyer por në fushë është arbitri ai që vendos. Nuk më pëlqen situata që ndodhi me Piquen. Ne duhet të përmirësojmë dhe të fitojmë sot ndaj Athletic Bilbaos”, u shpreh ai.

Kujtojmë që menjëherë  pas përfundimit të ndeshjes kundër Villarealit, Gerard Pique është drejtuar drejt tribunës VIP dhe ka thënë “A e ke parë ti atë, po ti, ti”, janë fjalët e tij drejtuar Tebas./ SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco