Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Ylli i Napolit largohet papritur nga Kombëtarja

Ylli i Napolit largohet papritur nga Kombëtarja

22:13, 21/03/2018

Marek Hamsik është larguar nga Kombëtarja e Sllovakisë për ndeshjet e radhës, pasi ka hequr bajamet.

Kapiteni i Napolit nuk do të luajë për përfaqësuesen e tij në “Turneun e Mbretit”, të enjten kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, në stadiumin “Rajamangala”, në Bangkok, por do të qëndrojë në Itali për t’u rikuperuar.

30-vjeçari humbi disa seanca stërvitore në fillim të janarit, për shkak të një infeksioni në bajame, dhe tani që ky shqetësim u përsërit vendosi të kryejë një operacion të vogël për t’i hequr përfundim ato.

Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi i Napolit, skuadër ku nga e shtuna Hamsik do të fillojë të stërvitet rregullisht, por duke humbur në këtë mënyrë dy miqësoret me Sllovakinë.

Pak ditë më parë ai u shpall për herë të shtatë futbollisti më i mirë sllovak i vitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco