Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Daja: E përfaqësuam denjësisht futbollin shqiptar, më vjen keq për rezultatin e Beogradit

Daja: E përfaqësuam denjësisht futbollin shqiptar, më vjen keq për rezultatin e Beogradit

23:33, 23/11/2017

Trajneri Ilir Daja vlerësoi aspektet pozitive të këtij edicioni, duke anashkaluar mungesën e kualifikimit. Tekniku i Skënderbeut u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në këtë takim në veçanti, por edhe në gjithë edicionin në përgjithësi, ndërsa evidentoi faktin se korçarët nuk humbën asnjë takim në shtëpi.

Jam shumë i kënaqur për fitoren, edhe pasi ishim në disavantazh, për 3-pikëshin e parë në grupe dhe mbi të gjitha për mbylljen e edicionit pa asnjë humbje në shtëpi. Mendoj se bëmë një edicion mjaft të mirë dhe u përballëm denjësisht me të gjithë kundërshtarët, duke çuar në një nivel më të lartë përfaqësimi futbollin shqiptar. Më vjen keq për rezultatin e Beogradit, por në tërësi jam i kënaqur edhe me kaq, pasi grupi ishte mjaft i vështirë”, tha Daja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco