Ofendoi arbitrin, Disiplina dënon rëndë Starovën

Ofendoi arbitrin, Disiplina dënon rëndë Starovën

14:24, 23/11/2017

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova nuk i ka mbajtur dot nervat në ndeshjen e javës së shkuar ndaj Kukësit, për shkak të akordimit të 11-metërshi nga në favor të verilindorëve nga kryesori Andi Koçi. Numri një i stolit të të kuqve protestoi ashpër duke ofenduar arbitrin para dhe pas gjuajtjes së penalltisë, çka bëri që pjesën më të madhe të ndeshjes ta ndiqte nga tribuna.

Burime të 'E dua sportin" pranë Komisionit të Disiplinës, kanë konfirmuar ekskluzivisht për “EDS” se Sulejman Starova është dënuar me dy ndeshje pezullim. Kështu atij do t’i duhet të qëndrojë në tribunë në takimin ndaj Skënderbeut dhe Lushnjës. Ekipi do të drejtohet në stol nga zv.trajneri Klevis Dalipi.

Komisioni i Disiplinës mësohet të ketë dënuar edhe Erzenin me një ndeshje pa tifozë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco