Turizmi, shqiptarët e Kosovës nuk e kanë më Shqipërinë zgjedhje të parë

Turizmi, shqiptarët e Kosovës nuk e kanë më Shqipërinë zgjedhje të parë

12:41, 22/08/2017
A+ Aa A-

Ndryshe nga vitet e tjerë, kanë ardhur për të pushuar në Shqipëri rreth 180 mijë shqiptarë të Kosovës më pak se një vit më parë. Të dhënat janë publikuar nga INSTAT duke treguar një rënie prej 17 për qind të këtyre turistëve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për herë të parë që nga viti 2009 shumica e shqiptarëve të Kosovës refuzojnë ti kalojnë pushimet në Shqipëri. Treguesi kryesor janë shifrat e publikuara nga instituti I statistikave. Nga janari në korrik të këtij viti erdhën 182 mijë shtetas nga Kosova më pak se të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rënie prej 17%. Goditja fatale u dha në korrik ku tkurrja ishte me 33%. Në total hynë 297 mijë shtetas nga Kosova nga 444 mijë korrikun e një viti më parë.

E megjithatë përsëri janë shqiptarët e Kosovës që renditen të parët në listën e pushuesve që vijnë në Shqipëri.

Por rritjen më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në 7 muajt e parë të vitit e kanë shënuar italianët, me 66 mijë hyrje më shumë, Gjithsej me 182 mijë hyrje.  Shkak për këtë është bërë edhe jehona që i bënë Shqipërisë faqet e mediave italiane duke e krahasuar me Karaibet, ushqimeve të mira e të lira dhe njerëzve mikpritës.

Të dytët për rritjen më të lartë janë maqedonasit. madje këtë vit hyrjet e tyre u rritën me 20% për korrikun dhe 10% për 7 mujorin duke shënuar në total 342 mijë.

Surpriza e kësaj vere janë polakët. Kjo edhe për faktin që hotelet shqiptare u grupuan për të ofruar shërbime të gjitha të përfshira (all inclusive), një risi kjo për modelin shqiptar të turizmit. Por, pavarësisht rritjes së lartë, pesha e turistëve polakë mbetet shumë e ulët. Në shtatë muajt e parë kanë hynë në vend rreth 60 mijë polakë (gjysma e të cilëve erdhën në korrik), duke përbërë vetëm 2.2% të totalit të hyrjeve të shtetasve të huaj për periudhën në fjalë.

Rritje të lartë në vlerë absolute, por që mbeten të ulët në peshë, kanë shënuar këtë vit edhe zviceranët, anglezët, amerikanët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Prizrenasi22/08/2017 15:40

Une mendoj se mund te kete pasur ulje, por jo braktisje. Gjithashtu te gjithe shqiptaret me origjine nga Kosova ,por qe shkojne ne Shqiperi nga vendet ku jetojne (Gjermania,Azvicra etj) paraqiten si shtetas te huaj dhe jo shtetas nga Kosova. E njejta gje me maqedonasit, ata te gjithe 90% jane Shqiptar Maqedonie. Pra perseri shumica dermuese e turisteve jane shqiptar,jashte Shqiperise Londineze,prandaj mos filloj ti Turisti, urrjejtjen tende primitive, se edhe kjo urrejtje ka ndikuar dhe ndikon ne uljen e turisteve.Se para teje ishte nje gazetar tjeter para disa muajsh qe e perdori kete shpikjen e specit dhe bukes qe gjoja marrim nga Kosova. Vetem se u shtuan disa turist te huaj, dhe disa persona ne shqiperi filluan te sulmojne vellezerit e tyre sepse menduan qe tani kane turist te tjere te huaj dhe skane nevoje me per kosovaret. por lexojini mrie shifrat, prape sic thashe, shumcia dermuse e turisteve jane shqiptare nga trojet shqiptare. Gjithsesi nuk duhen pare gjerat vetem me interes,qe tani meqe po vijne te hjuajt, kosovaret sna duhen. Shqiptaret duhen te jene te mirepritur tek njeri tjetri pavaresisht interesit, hatermbetjeve, apo egzistences se disa tipave percares si ky Turisti. Jam i sigurte qe ky turisti qe shan kosovaret ne cdo media, ky vete i kalon pushiemt ne Greqi apo ku te mundet dhe nuk i harxhon ato para ne atdhe, qe do ishte kontributi me minimal qe secili nga ne duhet te bente.

EC22/08/2017 15:33

Hafijet e Sigurimit të Shtetit dhe nipçet e mbesat e tyre ende përhapin urrejtje mes shqiptarëve të Shqipërisë e të Kosovës. Helbete, aso komunistoidësh ende ushqehen me vargjet e shokut Terrëro Agolli, që thoshte se e ka atdheun 28 mijë qillometra katrorë dhe se "nuk jep asnjë pëllëmbë e as nuk kërkon asnjë pëllëmbë". Pushuesit shqiptarë, qofshin nga Kosova, qofshin nga Shqipëria, nuk vijnë të pushojnë më në Shqipëri sepse natyrisht, gjejnë më shumë cilësi jashtë shtetit. Në hotelet tona në Shqipëri të presin sikur nuk kanë dashur t'u shkosh. A thua se u këputën amerikanët, gjermanët, austriakët, francezët, italianët, rusët, kinezët e bullgarët duke u dyndur në dyert tona dhe ne nuk i preferokërkemi më shqiptarët! Po hajt se do të mësojmë edhe ne! Sa për të ardhmen, ajo dihet: Shkupi - Tirona - Prishtina, jemi nji!

Per turistin22/08/2017 15:26

O turist I bordellove te pederastave, po ku i gjeni keto mashtrime o njeri i ndyre. Kush tha se kosovaret marrin specat dhe ushqim me vete? O antikosvar i ndyre. Ah po, disa marrin "specin" me vete per ta piperosur mamane tende, more pis qe flet keshtu per shqiptaret e Kosoves ne vend qe te na faklenderosh se fale "specave dhe bukes" qe e marrkemi me vete, lulezoi turizmi ne Shqiperi. Dhe ne vend te falenderimit, ti flet keshtu more pis..Pastaj nqs kosovaret spaskan takat te perballojne Turizmin dhe marrkan buke me vete, ti personalisht ca ben? Kontribo ti ne turizem, Ti aty e ke detin dhe smerr nje dhome me qera as per 1 jave, pro shkon merr cader dhe fle jashte ,aty ne Jale, dhe ke goje flet per Shqiptaret e Kosoevs more antikosovar i keq. Tu drejtova vetem ty personalisht,dhe jo vellezerve nga shqiperia, sepse jam i sigurte asnje nuk mendon si ti, pervec disa morrave si puna jote,qe besoj jane pakice

Korabi22/08/2017 14:37

Nuk kane besim as ne buken, as ne ujin, as ne specat e juaja, prandaj i marrin me vete. Te gjitha i keni fallco me pesticide e proteina te rrezikshme...Jeni popull qe e mbytni njeriun me buke, e me ushqim te dyshimte-vetem per te fituar "naj lek" Sherbimin ne lokale e keni katastrofe, me kamariere mendjemedhenj qe sillen si bosa para klientit (e duhet te jete e kunderta). Ne çdo hap, ne parking, ne plazh, jeni mashtrues ne çmime (ndryshojne sipas klientit) Popull kapadahi qe nuk meriton asnje lek me sherbimin e ofruar. Kosovaret jane njerez kontinentale, nuk e pelqejne peshkun dhe frutat e detit. Ata pelqejne te hane mish. Mish viçi, qingji, pule... Ju mish nuk keni, ose nese e keni-eshte me dyshim ne aspektin higjieno-sanitar. Kontrollime te mirefillta nga shteti per gjendjen e ushqimeve nuk keni. Kuptojeni njehere e pergjithmone kete gje. Sa te jete frika per higjiene, specat do te mbesin detyrimisht ushqimi me preferuar...

turisti22/08/2017 13:16

Me mire, se per turizem, nuk duhen gje. Njerez qe e marrin buken me vehte, pa harruar specat, domatet dhe ujin.

Shto koment

Denonco