Gërmimet për Velierën nxjerrin në dritë zbulime të reja arkeologjike

Gërmimet për Velierën nxjerrin në dritë zbulime të reja arkeologjike

18:05, 27/03/2017
A+ Aa A-

Gërmimet e arkeologëve kanë nxjerre në dritë tre varre të periudhës mesjetare në sheshin Veliera, që pretendohet se datojnë mes shekullit te 7 deri ne shekullin e 13 të erës sonë.

Prej disa ditësh, arkeologet kanë shtrire hartën e gërmimeve me qellim për te nxjerr ne pah murin bizantin, dhe tre varret e periudhës së hershme mesjetare, po dokumentohen se bashku me rrënojat e tjera të zbuluara më herët.

Edi Shehu, i cili kryeson grupin e arkeologeve shprehet jashtë kamerave  se po vazhdon puna me intensitet të plotë dhe zgjerimi i hartës së gërmimeve është kërkuar për të studiuar të gjithë territorin ku u zbuluan rrënojat.

Shehu shton se arkeologet pritet të kenë edhe 1 muaj punë për të përmbyllur sondazhet ne sheshin Veliera, ndërsa më pas mbetet në dorë të instancave te posaçme të ministrisë se kullures .

Zona A arkeologjike është bllokuar me vendim gjykate dhe nuk lejohen punime te tjera përveçse atyre të arkeologëve.

Aktualisht, në kantierin e ndërtimit, firma kontraktuese po punon vetëm në zonën B arkeologjike. Paralelisht po punohet dhe për hapjen e nënkalimit i cili ndodhet në fazën e fundit. /Ora News/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco