VIDEO/ Drama e vajzës shkodrane që iu shit me para, të moshuarit me 3 gra Bashkime Sulejmani me te birin

VIDEO/ Drama e vajzës shkodrane që iu shit me para, të moshuarit me 3 gra

12:41, 20/03/2017
A+ Aa A-

Rikthehet në mediat shqiptare, historia e Bashkime Sulejmanit, vajzës shkodrane që iu shit si nuse për 6 mijë euro një burri të moshuar në Kosovë.  

Historia e dhimbshme u publikua së pari nga mediat në Kosovë, dy vite më parë.

Ndiqni më poshtë:

"Historia e Bashkime Sylejmanit nga fshati Bushat i Shkodrës ka filluar ne vitin 2005 kur familja e saj e ka shitur kundrejt një shume parash një burri që ka dyfishin e moshës së saj. Nga kjo e ashtuquajtur “martesë” ajo ka një djalë gjashtëvjeçar, Albinin, i cili me vendim gjykate është nën kujdesin e saj. Ajo që duhej të ishte lumturia e saj, i është kthyer në një ferr të vërtetë

Ishte shitur nëntë vjet më parë nga familja e saj për një burrë që e dinte të ve, 40 vjet më të moshuar. Por sot ka mbetur në rrugë bashkë me djalin e saj gjashtëvjeçar si fruk i kësaj martese të sajuar.

“Familja ime më 2005 më shiti për 6 mijë euro te ky burrë edhe erdha jetova këtu, por dhuna u bë gjithnjë e më e madhe çdo ditë. Ai ka përdorur shumë dhunë të madhe ndaj meje duke më thanë: Largohu prej kësaj shtëpie, lërma djalin, ti s’ke asgjë këtu,” tregon Bashkimja për RTV21.

Torturat që ka përjetuar thotë se janë të shumta.

Fillimet e një martese të tillë kanë qenë të bukura për bashkëshortin e saj Ahmetin, i cili nga viti 1989 deri më 2014 pranon se ka pasur katër gra, në mesin e tyre edhe Bashkimen. Ai thotë se nuk e ka ndërmend ta strehojë Bashkimen, sepse ka shpenzuar shumë para për të dhe se ajo duhet të largohet dhe ta lërë të qetë.'/Publikuar në 1 mars 2015 në RTV21.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco